Përveç shtimit të tekstit në Wikipedia, ju me lehtësi mund të përdorni edhe figura
Shtimi i figurave është pak më i vështirë se krijimi i lidhjeve, por në qoftë se do ta lexoni këtë faqe me kujdes do të mësoni gjithëçka për të cilën keni nevojë.
Njëlloj si artikujt, edhe figurat ndodhen nëpër faqe më vete. Titulli i figurave paraprihet nga prefiksi Skeda:. Për të shtuar një figurë, njëlloj si te lidhjet duhet të vendosni titullin e faqes së figurës dhe disa parametra të tjerë (jo domosdoshmërisht të gjithë).
[[Skeda:Titulli i figurës.jpg|parapamje|djathtas|250px|Përshkrimi i figurës]]
Skeda:Titulli i figurës.jpg – titulli duhet të jetë ekzaktësisht njëlloj si titulli i figurës. Prapashtesa jpg i atribuohet fotografive – skeda të ndryshme kanë prapashtesa të ndryshme (p.sh. svg, png etj.).
parapamje – duke përdorur këtë parametër, ju e kornizoni figurën dhe shfaqni të shkruar përshkrimin e vendosur.
djathtas – specifikon pozicionin në të cilin do të vendoset figura. Parametri djathtas është i parazgjedhur prandaj nuk ka nevojë të shkruhet. Në qoftë se dëshironi të vendosni figurën majtas apo në qëndër, përdor parametrat majtas apo qendër. Ekuivalenete janë edhe fjalët angleze, right, left, center.
250px – ky parametër specifikon gjerësinë e figurës. Vendosni një numër dhe pas tij px
Përshkrimi – në rast se keni përdorur parametrin parapamje shfaqet i shkruar poshtë figurës përshkrimin i vendsour, në rast se nuk keni përdorur parametrin parapamje kur të pozicionoheni me shigjetën e miut mbi figurë përshkrimi i vendosur do të shfaqet në një balonë informuese.
Shëmbull
Në të majtën tuaj gjendet portreti i Skënderbeut. Kjo figurë është rezultat i përdorimit të kodit: [[Skeda:Gjergj Kastrioti.jpg|parapamje|majtas|150px|Porteti i Gjergj Kastriotit, Heroit tonë Kombëtar]].
Eksperimento duke përdorur figura të tjera. Në vend të titullit të mëparshëm përdor titujt e mëposhtëm:
Skeda:NASA Mars Rover.jpg
Skeda:Coa Kastrioti Family.svg
Skeda:Butrint, Albania.jpg
Skeda:Syrenka Warszawska.jpg
Skeda:Rubik's cube.svg
Përpara se të kryeni ndryshimet, kontrollo nëse parametrat janë të ndarë me vijë vertikale „|” . Kujdes me titullin e figurës, ka shumë rëndësi kapitalizimi, vijat, apostrofët apo karaktere të tjerë të përdorur.
Gjithashtu provoni ikonën .
Hapi i katërt: Skedat.
Shtyp mbi secilin rreth për të kaluar menjëherë në hapin e dëshiruar.
Lexim i mëtejshëm
Figurat apo skedat e përdorura në Wikipedia ruhen në faqen Wikimedia Commons. Mund të zgjidhni të pëdorni cilëndo nga 5 milion skedat që ndodhen atje.