Njihu me Kolonjën redakto
Qëndra e qytetit
I themeluar në fillim te shekullit te XVIII dhe i shtrirë në rrëzë të malit të Gramozit, qyteti i Ersekës është një qytet i vogël alpin dhe qyteti kryesor i Kolonjës. Si qyteti më i madh në Kolonjë luan një rol të rëndësishëm për të gjitha aktivitetet e rajonit duke përfshirë zonat që lidhen me turizmin, kulturën dhe arsimin.

Popullsia e ketij rajoni është krenare për traditat atdhetare, liridashëse e arsimdashëse. Kolonjaret janë njerëz punëtorë dhe me kulturë. Ata kanë një histori të gjatë për ruajtjen e traditave dhe vlerave të tyre, veçanërisht në fushën e arsimit. Ndërkohë ata dinë të zgjedhin anët më pozitive nga shoqëria që ndryshon përreth tyre. vazhdo më tej leximin