Stanova
Stanovë (greqisht: Μανδρότοπος/Mandrótopos) është fshat në qarkun i Çamërisë, Greqi. Përpara vitit 1927, fshati është njohur me emrin e vjetër në formën greke Στάνοβον/Stánovon.[1]
Stanovë
Μανδρότοπος | |
---|---|
Fshat | |
Emri i banorëve | Stanovit |
Gjeografia
RedaktoNga veriu Stanova kufizohet me Kardhiqin, nga verilindja me Spatharatin, nga jugu me Trikopallkun e Potamenë dhe nga perëndimi me Margëlliçin.
Toponimet të fshatit Stanovë:(Kjo nuk është një listë e plotë të toponimeve për këtë fshat. Për më shumë informacion, shih shënimin më poshtë)[2]
- Ambulli - rrymë uji që del nga toka, në P.
- Arat e Nastas Babës - ara, në L.
- Bithkuqi - ara që ndajnë fshatin me Skëndalin, në P.
- Bregu i Math - breg, në L.
- Bregu Shabanëlës - breg, në J.
- Bregu Vogël - breg në mes të fushës, në P.
- Burim’ i Baliut - burim, në VP.
- Burim’ i Çikalit - burim.
- Dardhat e Janullës - dardha të mëdha, në P.
- Klish’ e Stanovës – kishë, në P.
- Klish’ e Shënjanit — kishë, në P.
- Koprua – kullotë, në P.
- Mal i Shënjanit — mal, në P.
- Palokuçati – kullotë, afër qendrës.
- Pill i Klishës - pyll në afërsi të qëndrës.
- Prothella - përrua i thellë në faqe mali, në JP.
- Shalsi - kullotë, në qëndër.
- Shënjani - pyll me lisa të mëdhenj, në P. Në këtë vend çdo vit mblidhen nga fshatrat e krishtera përreth për të kremtuar një festë të tyre.
- Ur’ e Stanovës - urë e gurtë me hark mbi përroin e Stanovës, në P.
- Vaj’ e Bualet - ara në fushë, në J. Dikur aty kanë mbajtur shumë buaj.
- Vij’ e Zezë - kanal i gjatë që shërben për kullimin e ujravet.
Demografia
RedaktoFamiljet në fshatin Stanovë:[3]
Baba (Nash Baba), Duka (Nidho apo Leonidha Duka, fis vllah) Foto, Spiro, Shella (Nash Shella), Tasha (Jonulla Tasha), Tashe (Marko Tashe), Zuka (Ilia Zuka).
Lidhje të jashtme
RedaktoBurimet
Redakto- ^ Πανδέκτης: Stánovon - Mandrótopos
- ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 386. Shënim: Për shkak të luftës së ftohtë, komunizmit dhe kufirit të mbyllur, studiuesi Fatos Mero Rrapaj nuk ishte në gjendje për të mbledhur një listë e plotë të toponimeve së fshatrave shqipfolës ortodokse. Informatorët e tij ishin shqiptarë muslimanë, të cilët kishin ndërveprime të vogla me këto fshatra.
- ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 386.