Stefan Martiko
Stefan Martiko poet shqiptar. Ka lindur më 12 nëntor të vitit 1948, në fshatin Shën Vasil të Sarandës. Ka studiuar për gjuhë e letërsi në Universitetin e Tiranës, e për një periudhë të gjatë ka punuar gazetar. U shfaq në letrat shqip si poet në vitet 70 – të e , prej atëherë krijimtaria e tij është pasuruar në sasi e cilësi, jo vetëm në gjininë e poezisë, por edhe në ese, siç është edhe libri më i fundit “Roje në portat e kujtesës”. Krijimtaria e tij më e mirë është vlerësuar me çmime të ndryshme për letërsinë e artin, brenda e jashtë vendit, siç ishte vitin e kaluar edhe Çmimi i Madh “SKËNDERBEU”. Prej vitesh jeton e punon si emigrant ekonomik në Athinë. Është gjithashtu autori i librave; “Dashuria e parë” , “Mes shokëve”, “Adresë e humbur jam” (botimet “Nikitas Aleksandris” Athinë),“Ura nëpër valë”, “Ti mungon që prej Evës”, “Heshtat e barit”, “Kthetrat e iluzionit” , “ Udhëtim Biblik” etj. Krijimtaria e tij është përfshirë në antologjitë poetike “Portat e Harresës” dhe “Qiejt e Shpirtit”. Është nderuar në 2012-ën me urdhërin e lartë “Naim Frashëri”. Është fitues i Çmimit të Parë për poezi në konkursin e Selanikut dhe i disa çmimeve të tjera.
Ky artikull në lidhje me një biografi individi është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |