Stefan Sagmeister (1962-) është në mesin e dizajnerëve më të rëndësishëm të ditëve të sotme. I lindur në Austri, ai tash jeton dhe punon në New York. Në bashkpunimet e tij të gjata hyn edhe AIGA dhe muzikantët, David Byme dhe Lou Reed.

Kur Stefan Sagmeister është ftuar të dizajnoj posterin për një ligjeratë AIGA që do të jepte në kampus që ishte në Cranbook afër Detroitit, ai kërkoj nga asistenti i tij të skalit detajet në bust me një thikë x-acto dhe t’i fotografoj rezultatet. Atë verë Stefan Sagmeister duke u rrezitur në plazh, vërejti shenja të tekstit të posterit që shkonte kah ngjyra rozë ( e pembe) përderisa mishi i tij nxihej.

Tash ikona grafike e vitit 1999, atë 1999-sh kur posteri i AIGA Detroitit kishte të shtypur stilin e Stefan Sagmeister. I mrekullueshëm deri në pikën e sensacionit dhe me humor, por në një mënyrë të pasistemuar që është afër por jo e tëra e papranuar, puna e tij ka përzierjën e seksualitetit me mençuri dhe me një erë të ligë. Teknika e Sagmeisterit është shpesh e thjeshtë deri në pikën ë banalitetit: prej prerjës së D-I-Y shkronjave në lëkurën e tij për posterin AIGA Detroit, për të theksuar fjalët me shirita të prera trashë nga një rrobë e bardhë në broshurën e 1999 për të dashurën e tij, stilistën, Anni Kuan. Fuqia e punës së tij qëndron në aftësinë e tij për të konceptualizuar: të dal me potent, origjinal, dhe me ideja të përshtatshme magjepse.

I lindur në Bregenz, qytet i qetë në Alpet austriake, në 1962, Sagmeister ka studiuar inxhinjeri pas shkollës së mesme, por kaloi në dizajn grafik pasi që punoi në ilustrime dhe lay-outs pëe Alphom, një revistë e krahut të majtë. Fillimi i ushtrimeve të D-I-Y ishte posteri që publikonte Alphon’s Anarchy çështjet për të cilën ai i bindi shokët e tij student, të shtrihen në një shesh lojrash në formë të shkronjës A dhe i fotografoj ata nga kulmi i shkollës.

Me 19 vjet, Sagmeister shkoj në Vienë për të studiuar në Universitetin perstigjoz të qytetit “ University of Applied Arts”. Kur kishte aplikuar për herë të parë ishte refuzuar, Sagmeister kishte thënë: “ vetëm sepse të gjithë të tjerët ishin më të mirë se unë në të vizatuar”. Kështu ai ishte regjistruar në një shkollë të artit private dhe pastaj ishte pranuar në herën e dytë të aplikimit. Përmes të dashurit të motrës së tij, që ishte një muzikant, rokeri Alexandër Goebel, Sagmeister ishte njoftuar me Schauspielhaus grup teatror dhe dizajnoj për ta posterat si pjesë e kolektivit Gruppe Gut. Shumë nga posterat tradicionalisht parodizuan imazhet teatrore duke e kompensuar atë me tekst të shtypur roughly in the grungey typefaces of punk albums and 1970s anarchist graphics.

Në vitin 1987, Sagmeister fitoj Fulbright bursë për të studiuar në Institutin Pratt, në Brooklyn, New York. Këtu humori doli si temë dominante e punës së tij. Kur e dashura e tij e pyeti atë të dizajnoj kartat e biznesit të cilat nuk kushtojnë më shumë se një dollar për secilën, Sagmeister i printoj ato në kartmonedhat e 1 dollarit. Dhe kur një shok nga Austria erdhi ta vizitoj, duke e pasur një bindje të zëshme që vajza e New Yorkut do ta injorojnë, Sagmeister postoj në muret e lagjës së tij fotografin e shokut të tij më mbishkrimin “ Dear girls! Please be nice to Reini”. ( Të dashura vajza! Ju lutem të jeni të mira ndaj Reinit). Pas tri viteve qe ishte në Shtetet e Bashkuara, Sagmeister u kthyen në Austri për të përmbushur shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Si kundërshtues i ndërgjegjshëm, ai ishte i lejuar të kryente punë të komunitetit në një qendër të refugjatëve jashtë Vienës. Ai qëndroj në Austri duke punuar si dizajner grafik para së të shkonte në Hong Kong në vitin 1991 për t’iu bashkangjitur agjencisë së marketingut, Leo Burnett. “ Ata më pytën nëse isha i interesuar të bëhesha tipograf,” Sagmeister më vonë i tregoj autorit, Peter Hall. “ Kështu që unë dhashë një numër të lartë dhe i’u thashë që do ta bëja për aq.” Kur agjencia ishte thirrur për te dizejnuar një poster për të ceremoninë e 1994 4As të çmimeve për marketing, Sagmeister përshkruan një imazh tradicionl Cantonese featuring four bare male bottoms. Disa bojkotuan ndarjën e çmimeve në shenjë proteste dhe gazetat e Hong Kongut morën shumë letra paknaqësie. Fjalia e preferuar e thënë e Sagmeistër: “ Kush është ai gomar që e dizajnoj këtë poster?”. Deri në pranverë të vitit 1993, ai ishte i lodhur nga Hong Kongu. Sagmeister kaloj disa muaj duke punuar nga një kasolle plazhi në Sri Lanka deri sa u kthye në New York.

Si student i Institutit Pratt, ëndrra e tij ka qenë të punoj në M&Co, studio grafike e vonshme e Tibor Kalman. Sagmeister e bombardoj Kalmanin me telefonata dhe në fund e bindi që ta sponsoroj aplikimin e tij për kartën e gjelbërt ( green card). Katër vite më vonë pasi ishte kthyer nga Hong Kongu, mori kartën e gjelbërt. Projekti i tij i parë për M&Co ishte një ftesë për Homoseksulët dhe Lezbiket e Taskforce Gala për të cilët dizajnoj një kuti të paketuar bukur me fruta të freskëta. Duke i orientur në një makth logjistik ku stafi i M&Co’su mundua të ndaloj që frutat të mos kalben në vapën e verës së New Yorkut. Disa muaj më vonë, Tibor Kalman lajmëroj që ishte duke e mbyllur studion për të lëvizur në Romë, dhe Sagmeistër vazhdoj me të tijën.

Qëllimi i tij ishte të dizajnonte grafika muziker, por vetëm për muzikën që ai pëlqente. Për të pasur lirinë që të bënte ashtu, Sagmeister vendosi të ndjek këshillën e Kalmanit duke e mbajtur kompaninë e tij të vogël me një ekip prej 3 vetave: ai vet, një dizejner ( prej 1996, islandezi Hjalti Karlsson) dhe një praktikant. Projekti i parë i Sagmeister Inc’s ishin kartat e tyre të biznesit, të cilat erdhën në kuti rrëshqitëse prej akrilit. Kur karta është brenda kutisë, e tëra çfarë sheh është shkronja S në rreth. Kur është jashtë, emri i kompanisë dhe detajet e kontratës shfaqen. Komisioni i dytë erdhi nga vëllai i Sagmeisterit, Martini, i cili ishte duke e hapur Blue, një rrjet të dyqaneve për xhinse në Austri. Sagmeisteri hartoj një identitet të përbër nga fjala blue i shkruar në të zezë me një sfond ngjyrë portokalli.

Deri atëherë asnjëri nga record labels që ai iu afrua nuk dukeshin të interesuar në punën e tij, kështu Sagmeister kap mundësinë të dizejnoj kopertinën e CD-së ( cd cover) për albumin e një shokut të tij, H. P. Zinker’s Mountains of Madness. Shumë nga bashkëkohësit e tij mendonin se grafika muzikore ishte bërë më pak interesante once their old canvas, the vinyl LP cover, had shrunk to the dimensions of a CD, por Sagmeister e shikonte CD si lodër me të cilën ai mund ti mundonte konsumatorët. Ai e fokusoj një vajzë të shkollës në metro që lexonte një libër të matematikës përmes një filteri plastik të kuq,dhe futi kopertinën e CD-së brenda kutisë së filterit plastik të kuq. Duke përsëritur iluzionet optike të kartës së tij të biznesit, pakoja komplete tregon fotografinë nga afër të fytyrës së një mashkulli të qetë, por kur kopertina i cd-së nxirret nga plastika e kuqe, fytyra e mashkulli shfaqet e egër nën hijën e të kuqes, të bardhës dhe të gjelbërtës. Me Mountains of Madness, Sagmeister fitoj çmimin e parë prej katër nominimeve Grammy.

Ai u ftua nga Lou Reed që të dizejnoj albumin e tij në 1996 Set the Tëilight Reeling, Sagmeistere insertoj një indigo portret të Reed në një kuti plastike indigo cd. Kur coveri i cd-së me ngjyrë të zbehtë, Reed literalisht del nga muzgu. Një vit më pas, Sagmeister bën David Byme-in si një kukull plastike të stilit GI Joe në kopertinën e Feelings. Një nga detyrat e tij të ndërlikuara ishte për albumin dhe turneun e Rollings Stones’ 1997 Bridges to Babylon. Sagmeister luftoi për të bindur menaxhimin e bendit që të pranoj motivin e tij për një luan që ishte frymëzuar nga një skulpturë asiriane në Muzeun Britanik Gjithashtu edhe shenja e horoskopit të vokalistit të Rolling Stones, Mick Jagger ishtë luan, the lion doubled as an easily reproducible motif for tour merchandise.

Pa ju ndarë këtyre projekteve të muzikës, Sagmeister ende mori komisione komerciale dhe pro bono projekteve kulturore, të tilla si posterat e ligjeratave të AIGA-së. The obscenely elongated ëagging tongues of 1996’s Fresh Dialogue talks series in New York and a Headless Chicken strutting across a field for 1997’s biennial conference in Neë Orleans culminated in the drama of Sagmeister’s scarred, knife-slashed torso for 1999’s deceptively blandly titled, AIGA Detroit. Në qeshor të vitit 2000, Sagmeister vendosi të trajtoj vetën me një pushim një vjetor që të koncentrohet në projekte eksperimentale due në një libër Sagmeister, titruar Made you look ( Të bëra të shikosh ) me një ndër-ndër titull Another self-indulgent design monograph ( Edhe një tjetër monografi dizejnuese vet-tolerues), ku ishin praktikisht gjithcka që kishin dizajnuar duke përfshirë edhe gjërat e këqija. Më e keqja e “ të këqijave” ishte në vitin 1996, kopertinat e serisë së cd-rom si ndihmesë e Viacom Entertainment Group.” Mos prano më punë të këqija” Sagmeister i thotë vetës në ditarin e tij. “ Kam bërë gjëra të këqija mjaftueshëm kohët e fundit, me duhet vetëm të gjej kohë për diçka më të mirë. Diçka shumë të mirë”.


© Design Museum. Përktheu Vesa Qena.