Histori e shkurtë rreth steganografisë

Redakto

Shënimet e hershme të steganografisë ishin nga historiani grek Herodoti në kronikat e tij të njohura Historitë që datojnë nga vitet 440 P.K. Herodoti shënoi dy tregime rreth teknikave të steganografisë gjatë kësaj kohe në Greqi. E para tregon që mbreti Darius nga Susa i preu flokët e njërit prej të burgosurve të tij dhe shkruajti një mesazh sekret në lëkuren e tij. Kur flokët e të burgosurit u rritën ai ishte dërguar tek dhëndëri i mbretit Aristogoras në Miletus duke mos u vërejtur mesazhi i shkruajtur.

Tregimi i dytë gjithashtu i paraqitur nga Herodoti tregon se një ushtar i nevoitej të dërgojë një mesazh në Spartë për të treguar që xerxët mendonin të pushtojnë Greqine. Mediumi i shkruarjes ishte teksti i shkruajtur në një pllakë të mbuluar me dyll. Ushtari e largoi dyllin prej pllakës, e shkruajti mesazhin sekret në dru që ndodhet nën pllakë, e rimbuloi pllakën me dyll duke e bërë të dukej si pllakë e zbrazët dhe e dërgoi dokumentin duke mos u zbuluar fare. Gjatë kohës së Luftës së Parë dhe të Dytë botërore, filloi rritje më e madhe e rëndësisë së steganografisë.

Çka është steganografia digjitale dhe pse është e rendësishme ?

Redakto

Steganografia digjitale është art dhe shkencë e komunikimit e cila në një mënyrë e fshehë ekzistencën e komunikimit.Fjala Steganografi është me origjinë nga greqishtja steganos që do të thotë mbulesë ose mbrojtje dhegraphia që do të thotë shkrim. Qëllimi i steganografisë është që të fshehë mesazhet brenda mesazheve që nuk e dëmtojnë atë, në mënyrë që të mos e lejojë sulmuesin të zbulojë që ka mesazhe tjera në të.

botën digjitale steganografia është e nënkuptuar të mbrojë informacionin nga palët e padëshiruara.

Steganografia digjitale sot mund të përdoret në një sasi të madhe të të dhënave në botën digjitale. Formatet e të dhënave më të njohura që përdoren janë : .bmp, .doc, .jpeg, .gif, .mp3, .txt dhe .wav.

Këto formate janë të njohura gjithashtu përshkak se teprica (redudanca) e të dhënave mund të largohet prej tyre dhe të zëvendësohet me një mesazh të fshehtë. Teknologjitë e steganografisë janë pjesë e rëndësishme e sigurisë dhe privacitetit në sistemet e hapura siç është Interneti.

Steganografia gjithashtu mund të përdoret për të fshehur të dhënat e rëndësishme brenda një file-i tjetër ashtu që vetëm palët e nënkuptuara që e marrin mesazhin e dinë që ekziston një mesazh sekret në të.

Për të shtuar shtresat e sigurisë dhe për të larguar problemet sikurse është kriptimi përballë ligjit është praktike të përdoren së bashku Kriptografia dhe Steganografia.

Përdorimi i këtyre së bashku ofron më shumë privacitet për çdo lidhje dhe komunikim në sistemet e hapura. Ka terme të ndryshme që mund ta definojmë steganografinë digjitale. Mund të themi gjithashtu se steganografi digjitale është edhe fshehja e informatës në një informatë tjetër.

Metodat e kodimit të steganografisë digjitale

Redakto

Steganografia digjitale mund të arrihet me metoda te ndryshme por më të njohurat janë :

  • Kodimi i mesazhit sekret në tekst
  • Kodimi i mesazhit sekret në imazh(fotografi)
  • Kodimi i mesazhit sekret në audio


  • Kodimi i mesazhit sekret në tekst

Kodimi i mesazhit sekret në tekst mund të jetë çështje që kërkon prova. Kjo është pasi që tekst file-at kanë një sasi shumë të vogël të redudancës (tepricës) së të dhënave për ta zëvendësuar me një mesazh sekret. Një pengesë tjetër është që steganografia e bazuar në tekst lehtë mund të ndryshohet nga palët e padëshiruara vetëm duke e ndryshuar tekstin ose riformatizuar tekstin në forma tjera(prej .TXT në .PDF). Ka metoda të ndryshme që mund të krijohet steganografia e bazuar në tekst.

Njëra prej metodave është kodimi me zhvendosje të rreshtit që përfshin zhvendosjen e çdo rreshti të tekstit vertikalisht poshtë ose lart nga së paku 3 centimetra.

Kodimi me zhvendosje të fjalës punon në mënyrë të njëjtë siç punon kodimi me zhvendosje të rreshtit, vetëm se përdoren hapësirat horizontale në mes fjalëve për ta barazuar një vlerë për mesazhin e fshehtë. Kjo metodë e kodimit është më pak e dallueshme për ta deshifruar.

Një kodim tjetër përfshin kodimin e mesazheve brenda tekstit të formatizuar duke ndryshuar vetitë e tekstit siç është gjatësia vertikale/horizontale e shkronjave siç janë b, d, T etj. Kjo është metoda më e vështirë që mund të përdoret për kodimin e mesazhit sekret.

  • Kodimi i mesazhit sekret në imazh (fotografi)

Kodimi i mesazheve sekrete në imazhet digjitale është njëra nga metodat me përdorim më të gjerë prej të gjitha metodave në botën digjitale. Gati çdo plaintekst (tekst i thjeshtë), ciphertekt (tekst i shifruar), imazh dhe ndonjë mjet tjetër i komunikimit(media) që mund të kodohet brenda një bit stream mund të fshehet në një imazh digjital. Me vazhdimin e rritjes së grafikave në kompjuterat e sotëm dhe kërkimeve për ta vendosur steganografinë e bazuar në imazh, kjo fushë vazhdon të zgjerohet me hapa të shpejtë. Me përdorimin e imazheve për steganografi, file-at e imazheve 8-bit dhe 24-bit për pixel janë të zakonshme. Të dyja kanë përparësitë dhe të metat e tyre.

Imazhet 8-bit janë një format i madh për t’u përdorur përshkak të madhësisë së vogël të tyre. Pengesë është që vetëm 256 ngjyrat e mundshme mund të përdoren të cilat mund të jenë një problem potencial gjatë kodimit. Zakonisht paleta e ngjyrës gri përdoret kurr merren imazhet 8 bit siq është (.GIF) pasi që ndryshimi gradual në ngjyrë do të jetë vështirë për tu zbuluar kur imazhi ka qenë i koduar me mesazh sekret.

Imazhet 24-bit ofrojnë më shumë fleksibilitet kur përdoren për steganografi. Numër i madh i ngjyrave që përdoren(mbi 16 milion), e bëjnë më të vështirë zbulimin e mesazhit sekret që është koduar. Përparësi tjetër është se sasi më e madhe e të dhënave të fshehura mund të kodohen brenda imazheve digjitale 24-bitëshe krahasuar me imazhet 8-bitëshe. Pengesë e imazheve 24-bit është madhësia e tyre e madhe (zakonisht në MB) që i bën më të dyshueshme se sa imazhet më të vogla 8-bit (zakonisht në KB) kur dërgohen në një sistem të hapur siç është Interneti.

  • Kodimi i mesazhit sekret në audio

Kodimi i mesazheve sekrete në audio është gjithashtu një metodë që përdoret në steganografi. Para se të zgjedhet teknika e kodimit për audio shqyrtohen dy koncepte. Ato janë : formati digjital i audios dhe mediumi transmetues.

Tri formatet digjitale të audiois janë : kuantizimi mostër, shpejtësia e përkohshme e mostrimit dhe mostrimi përceptual (i dukshëm).

Ka tri metoda të njohura ë përdoren për fshehjen e të dhënave brenda audios. Ato janë : kodimi i bitit të ulët, kodimi i fazës dhe spektri shpërndarës.

Kodimi i bitit të ulët vendos të dhënat sekrete brenda bitit më pak të rëndësishëm (LSB) të file-it audio. Kapaciteti i kanalit është 1KB për sekond për kilohertz (44 kbps për një sekuencë mostruese 44 KHz). Kjo metodë është e lehtë të inkorporohet por është shumë e dyshimtë në humbjen e të dhënave të duhura në zhurmën e kanalit.

Kodimi i fazës zëvendëson fazën e një segmenti fillestar të audios me një fazë referente që paraqet të dhënat e fshehura. Kjo mund të mendohet si një lloj kriptimi për sinjalin audio duke përdorur transformimin direkt Furie, që është një algoritëm i transformimit për sinjale audio.

Spektri shpërndarës kodon audion gati mbi spektrin e frekuencës hyrëse. Kjo teknikë transmeton audion në frekuenca të ndryshme të cilat ndryshojnë varësisht nga spektri shpërndarës që përdoret. Kjo teknikë është më e sigurta që përdoret për dërgimin e të dhënave të fshehta përmes audios.[1]

Shiko edhe

Redakto
  1. RSA Algoritmi
  2. HASH Algoritmi
  3. Nenshkrimet Digjitale
  4. Enkriptimi Simetrik

Referimet

Redakto
  1. ^ Petitcolas, Fabien A.P., “Information Hiding: Techniques for Steganography and Digital Watermarking.”, 2000.