Stephen Suleyman Schwartz
Stephen Suleyman Schwartz është letrarë dhe gazetarë amerikanë.
Stephen Suleyman Schwartz ka lindur në vitin 1948 dhe ka një karrierë të gjatë e të suksesshme letrare e gazetareske. Ishte për 10 vite anëtar i redaksisë së ditores The San Francisco Chronicle, si dhe sekretar i sindikatës së gazetave të Kalifornisë veriore. Në vitet 2004-06 ishte historian agjencisë federale amerikane, të njohur si Ndihma Nacionale për Art.
Stephen Schwartz është drejtor ekzekutiv i Qendrës për Pluralizëm Islamik në Washington, autor i librit të njohur të botuar më 2008: “The Other Islam: Sufism and the Road to Global Harmony” (Islami tjetër: Sufizmi dhe rrëfimi për respektin)”.
Në vitin 2002 ka botuar bestsellerin “The Two Faces of Islam: Saudi Fundamentalism and Its Role In Terrorism” (Dy fytyrat e Islamit: Fondamentalizmi i Arabisë Saudite dhe roli i saj në terrorizëm”. Ai është po ashtu autor i librit “Sarajevo Rose: A Balkan Jewish Notebook” (Trëndafili i Sarajevës: Fletorja e një hebreu të Ballkanit”. Këto vepra, dhe disa të tjera, janë përkthyer në gjuhë të ndryshme të botës.
Pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, shkrimet e tij për religjionin, sidomos vahabizmin, e bën të cilësohet si ekspert i njohur botëror i islamit, i ndarjeve të tij dhe raporteve me fetë tjera.
Raportimet e tij hulumtuese kanë nxitur të tjerët që ai të jetë mysafir në debatet e televizioneve kryesore amerikane. Artikujt e tij janë botuar në gazetat më të mëdha të botës, përfshirë The Neë York Times, The Wall Street Journal, The Los Angeles Times, The Toronto Globe and Mail etj. Po ashtu, është kontribuues i rregullt për The Weekly Standard dhe The Huffington Post, si dhe për Reforma të Mexico Cityt. Schëartz nisi studimin e islamit më 1990, kur për herë të parë vizitoi ish Jugosllavinë. Teksa hulumtonte historinë e hebrenjve të Ballkanit - për shkrimet që janë botuar tek ditorja The Jeëish Daily Forëard dhe disa revista tjera - krijoi raporte të afërta me intelektualët myslimanë të Ballkanit, si dhe me liderët politikë dhe fetarë të rajonit.
Gjatë viteve ’90 të shekullit të kaluar, i vazhdoi studimet intensive të religjionit krahasimtar në Ballkan, teksa punonte edhe për Institutin Katolik Shqiptar në San Francisko. Po ashtu, ishte në misione të ndryshme në Bosnje dhe Hercegovinë, si përfaqësues i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve, pastaj për Këshillin e Evropës, si dhe për programin e USAID-it.
Në vitin 1999, gjatë kohës së intervenimit ndërkombëtar në Kosovë, Schwartz pushoi së punuari në The San Francisco Chronicle. Pasi u shpërngul në Sarajevë, vazhdoi hulumtimin e sinagogave dhe varrezave hebraike në Ballkan, ndërsa të njëjtën kohë punonte edhe për OJQ të ndryshme, përfshirë SOROS-in dhe Institutin gjerman Friedrich Ebert Stiftung.
Në vitin 2000 botoi një libër në gjuhën boshnjake dhe anglishte mbi identitetin mysliman dhe çështjet e mediave në Ballkan, "A Dishonest 20th Century Comedy" (Komedia e pandershme e shekullit XX”).
Ai ka botuar edhe dy libra në gjuhën shqipe: “Prejardhja e nji lufte” e cila më 2000 ishte botuar në gjuhën angleze si “Kosovo: Background to a War”, si dhe botimin në dy gjuhë: “Ëndërrimi në shqip/Dreaming in Albanian” (2003)[1]
burimi i të dhënave
Redakto- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 15 qershor 2013. Marrë më 17 qershor 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)