Stilian Vani Tanku
Stilian Vani Tanku Ka lindur më 15.10.1943 në Korçë dhe ka banuar në Kuçovë. Ka mbaruar Akademinë e Forcave Ajrore për pilot reaktivi dhe kryente detyrën e komandantit të ekuipazhit në Regjimentin e Kuçovës. Pësoi avari të rëndë gjatë fluturimit 27.09.1967, ndërsa fluturonte me avion MIG-17 mbi rajonin e Elbasanit. Pas katapultimit, që e dëmtoi rëndë fizikisht nuk mundi të mbijetonte. Me vendim të Këshillit të Ministrave Nr.228, datë 22.04.1996 është shpallur “Dëshmor i Atdheut”. Prehet në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Tiranë.