Stjepan Matičević (19 dhjetor 1880-16 qershor 1940) ka qenë pedagog, filozof, profesor universitar dhe akademik kroat.[1]

Biografia

Redakto

Stjepan Matičević lindi në Gradishte, Kutjeva, Kroaci. Pas arsimit fillor dhe të mesëm, studioi për filozofi në Zagreb dhe në Vjenë, ku edhe doktoroi. Për qëllime studimore qëndroi edhe në Lajpcig dhe në Jenë.[2] Ndër të tjera ishte profesor në shkollën e lartë pedagogjike, pastaj edhe në Fakultetin Filozofik të Zagrebit, ku mbajti mësim nga pedagogjia teorike dhe filozofia. Ishte themelues i Institutit Pedagogjik në Zagreb (1936). Ai angazhohet për autonominë e pedagogjisë, por të lidhur me aksiologjinë dhe me psikologjinë. Ishte përfaqësues i pedagogjisë funksionaliste e personaliste dhe kundër shkollës së punës. Sipas tij, të gjitha funksionet njerëzore zhvillohen në mënyrë harmonike, me qëllim të zhvillimit të plotë të njeriut të kulturuar, përkatësisht të arritjes së idealit të humanitetit. Shkroi dhe botoi një varg veprash.[3][4]

Publikime

Redakto
  • "Zur Grundlegung der Logik" ("Baza e logjikës"), 1909;
  • "Nauk o didaktičkoj artikulaciji i novija psihologija mišljenja" ("Shkenca mbi artikulimin didaktik dhe mendimet më të reja psikologjike"), 1921;
  • "Osnovi nove škole" ("Bazat e shkollës së re"), 1934;
  • "Priroda, kultura i odgoj" (Natyra, kultura dhe edukata"), 1935;
  • "Uvod u pedagogiju" ("Hyrje në pedagogji"), 1936;
  • "Uzgoj, škola i učitelj u novoj pedagogiji" ("Edukata, shkolla dhe mësuesi në pedagogjinë e re'"), 1938;
  • "Personalistička pedagogija" ("Pedagogjia personaliste'"), 1991, në gjashtë libra.

Referime

Redakto
  1. ^ "O Stjepanu Matičeviću". csm.unizd.hr (në kroatisht). Marrë më 2024-05-02.
  2. ^ "Matičević, Stjepan - Hrvatska enciklopedija". www.enciklopedija.hr (në kroatisht). Marrë më 2024-05-02.
  3. ^ "MATIČEVIĆ, Stjepan - Hrvatski biografski leksikon". hbl.lzmk.hr (në kroatisht). Marrë më 2024-05-02.
  4. ^ Koliqi, Hajrullah (2022). Fjalor enciklopedik i edukimit. Vëll. 2. Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina", Fakulteti i Edukimit. fq. 881. ISBN 978-9951-00-320-9.