Stradiotët-Ushtarë shqiptarë në Itali
Stradiotët-Ushtarë shqiptarë në Itali Autori: Paolo Petta. Faqet e librit 140.
Për mijëra vjet zanati i ushtarit mercenar ka qenë në të gjithë botën një profesion i nderuar, dhe popuj të tërë, disa syresh më vonë të pasuruar, si zviceranët e baskët, të tjerë të mbetur të varfër, si shqiptarët apo kroatët – e kanë ndjekur si të vetmen rrugë që u mundësonte afirmimin ekonomik e shoqëror në botën e të pasurve, të cilën ata e mbanin në shpatullat e tyre, duke marrë përsipër detyrën “dulce et decorum” të flijimit për atdheun.
Nuk e di kush ka qenë ai që ka sajuar shprehjen e ashpër (që i vishet edhe Napoleonit) që shpreh më së miri realitetin e kësaj gjendjeje njerëzore, të cilin miti mijëvjeçar i Lavdisë nuk e fsheh dot: mish për top.