Stampa:Selfref

TAQ DAFA - Ndër notaret e pare shqiptar, rekordmen për mbi 20 vite,
  • Data e lindjes 27/08/1913
  • Vendi i lindjes Shijak-Durres
  • Data e vdekjes 04/01/1991
  • Shkaku i vdekjes Fibrilacion Ventrikular
  • Vendi i vdekjes Durres-Durres
  • Okupimi Sportist
  • Gruaja Amali
  • Fëmijët Telemak, Nikolla, Ana, Silvana
  • Prindërit Mark, Janica

  • TAQ DAFA (1913 – 1991) Polisportist, notar dhe atlet i shquar shqiptar, pjesemarrës, fitues dhe vendosës i rekordeve kombëtare në not. Mbajtës i ketyrë rekordeve deri në vitin 1955. Aktivist dhe pjesëmarrës i shquar në Kampionatet Kombëtarë të Atletikës, në garat e hedhjes se diskut, cekicit dhe kërcimit me shkop. Pjesëmarrës në disa etapa të rrethit ciklistik të Shqiperisë të vitit 1937.

    Biografia Redakto

    Taq Dafa, emri në dokumentat e gjendjes civile të të cilit është Aristidh Dafa , lindi në Shijak, nga një familje me origjinë arumune nga babai, në datën 27 Gusht 1913. ( nga zona Rreth-Pjeshkëz, - sipas studimeve të Antonio Baldacci të vitit 1905 ) Duke qenë se në moshën gjashtë vjecare i vdes i ati, ai së bashku më nënën e tij shpërngulet për në qytetin e Durrësit. I rritur pa baba dhe djalë i vetëm, detyrohet të punojë në moshë të vogël dhe në të njëjtën kohë të ushtrohet me sportin e bukur të notit. Që në moshe të re, rreth vitit 1929, aktivizohet në garat e notit të organizuara në portin e Durrësit ndermjet punëtoreve të ngarkim shkarkimit dhe më pas bëhet njëri nga organizatoret e kampionatit të pare kombëtar të notit në Shqipëri, atij të vitit 1931.

    Pas këtij viti ai bëhet njëri nga notaret shqiptar që do të merrte pjesë në të gjitha kampionatet e organizuara para clirimit deri në vitin 1938, dhe pas clirimit deri në vitin 1955. Gjatë kesaj periudhe mbi 20 vjecare ai mundi të vendoste dhe të thyente disa herë rekordet kombëtare të garave të notit në stilin e lirë.

    Në të njëjtën kohë pas clirimit deri në vitin 1955, ai u aktivizua edhe në sportet e atletikës, se hedhjes së cekicit, gjyles, diskut, si dhe të kërcimit me shkop.

    Gjatë periudhës së diktaturës, organet e qeverisjes vendore apo qëndrore si dhe Fedarata e Notit, nuk ja njohën Taq Dafes meritat e tija sportive, pasi në 24 Dhjetor 1947, per arsye politike, ai bie në burg deri në vitin 1949.( Lirohet me armisti ) Pas daljes nga Burgu, ai përsëri merret me not dhe atletikë deri në vitin 1954-1955.

    Në vitin 1950, Taq Dafa martohet me Amalia Dafen ( Papa), me të cilën lindën dhe mirë edukuan katër fëmijë. Ndjenjën e dashurinë për sportin ai ua kultivoi edhe djemve të tij, Telemakut, i cili për disa vite u aktivizuar në not me ekipin e Lokomotivës së Durrësit dhe të Partizanit, si dhe Nikollës, i cili u aktivizua në sportin e atletikës në garën e vrapimit 100 metra me ekipet e Lokomotivës së Durrësit dhe të Studentit.

    Lëvizjet studentore në Tirane, në vitin 1991, dhe pasojat e tyre në mbarë vendin, themelimi i Partisë Demokratike, dhe ndryshimet e tjera të mëdha që priteshin të ndodhnin në Shqipëri, nuk lanë pa prekur emocionalisht Taq Dafen. Ishin pikërisht këto emocione që do ti shkaktonin edhe vdekjen, pasi në stadiumin e qytetit, pikërisht ne mitingun që organizoi Partia Demokratike, më datë 03 Janar 1991, ai pësoj goditje në zemër, gjë e cila do ti merrte jetën në 4 Janar 1991.

    Taq Dafa iku pa shijuar ditët e demokracisë, ditët e lirisë, duke lënë të pikëlluar familjen dhe dashamirësit e tij. Ishin pikërisht këta dashamirës, të organizuar në Shoqatën “Durrësi” ku, përvec personaliteteve të tjëra të qytetit, të nxirrnin në pah edhe vlerat dhe meritat e Taq Dafës në fushën e sportit dhe, në vecanti, të notit.

    Pak Histori Redakto

    Noti, si një sport i hershëm i përdorur nga njerëzit, u shfaq për herë të parë si sport garues në Anglinë e fillimit të viteve 1800. Rreth viteve 1837, u krijua Shoqata Kombëtare Angleze e notit, e cila organizonte gara në pishina artificiale, të ndërtuara në rrethinat e Londrës. Më pas, rreth viteve 1880, krijohet Shoqata e Amatorëve të notit, e cila numeronte rreth 300 klube rajonale në të gjithë Anglinë.

    Garat e para të notit u organizuan në Lojrat e Para Olimpike të vitit 1896 në Athine dhe, më pas, të dytat në vitin 1900, në Paris. Në këto gara u konkurua në garat 100m, 200m, 400m, 1000m, 4000m etj. Fitues të parë të këtyre garave ishin notarë anglez që mundën me lehtesi notarët belg, frances apo gjerman.

    Në vitet në vijim, sporti i notit merr zhvillim edhe në vende të tjera të cilat bëhen pjesëmarrëse në Olimpiadën Verore të notit në vitin 1904 në ST. Louis të Shteteve të Bashkuara, në të cilën u garua në stil të lirë dhe bretkocke, por edhe në stafetë 4x50m stil i lirë.

    Në vitin 1908 ishin vendosur rekordet e para botërore kur themelohet Shoqata Botërore e Notit. - Fédération Internationale de Natation Amateur (FINA). Pjesmarrja e femrave në garat e notit u bë në Lojrat Olimpike Verore të Stokholmit në vitin 1912, në të cilën u garua vetëm në stil të lirë.

    Thuajse e njejta histori përseritet edhe në Itali , ku menjëherë dy vite pas Lojrave të Para Olimpike të Athinës, në vitin 1896, pikërisht në 14/08/1898, në Liqenin e Angnillara Sabazia, organizohet Kampionati i Parë Kombetar i Italisë. Menjëherë pas realizimit të këtij kampionati më 1899, themelohet Federata Italiane e Notit ( FIN).

    Në kushtet e Shqipërisë së atyre viteve, edhe pas shpalljes së pavarsisë, në vitin 1912, nuk diskutohej fare realizimi i ndonjë kampionati noti. Nuk ekzistonte infrastruktura e nevojshme, nuk kishte mjete të informimit viziv ku të ilustrohej mënyra e notimit etj, nuk kishte traniera, apo mësues të edukimit fizik që të promuovonin notin apo të organizonin gara mes notareve amator. Shenjat e para që noti po futej si sport konkurues në Shqiperi ishin veprimtarite lokale në Shkoder, nga viti 1920, dhe në 1928 në Durrës e Vlore. Stili i vetëm i notit i atyre viteve i cili u përdor edhe në garat e Kampionatit të Pare Kombëtar të vitit 1931, ishte stili " pash ", pasi stili " krol " në ato vite nuk njihej fare dhe nuk notohej. Ai lloj notimi demostrohej, në një farë menyre, nga notarët e fllotës angleze në garat amatore të organizuara në Durrës, por ishte e pamundur të notohej nga notarët amator shqiptar. Rezultatet e arritura në garat e Kampionatit Kombëtar të vitit 1931, ndonëse rekorde kombëtare, ishin të ulta. Distanca 100 m u realizua nga Taq Dafa me kohën 1.36.2/5, një rezultat i dobët i krahasuar me notarët botëror, por vlerësohet si rezultati i parë i realizuar nga një notar shqiptar, duke konsideruar kushtet e Shqipërisë e asaj kohe, me gara të organizuara në det të hapur. Me garën 100 m e kampionatit të vitit 1931, lind dhe merr jetë edhe historia e notit shqiptar, e cila do të pasurohej me ngjarjet dhe rezultatet e viteve në vijim.


     
    Johnny Weissmuller / Taq Dafa


    Shfaqja, në kinemanë e qytetit të Durrësit, e filmit " Tarzan the Ape Man ", në vitin 1932, ku roli kryesor luhet nga aktori, notari, dhe kampioni i Lojrave Olimpike të vitit 1924 i garës 100 m stil i lirë, Johnny Weissmuller, u prit me shumë interes nga Taq Dafa. Fakti që në një fragment të atij filmi, aktori shfaqet duke notuar stilin e tij krol, bëri që Taqi, ta shikonte atë film dhjetra here, vetëm për të parë dhe mësuar tekniken e notimit të "krolit me gjoks nën ujë". Aktori dhe notari botëror, Johnny Weissmuller, u bë illulli i tij, prandaj Taqi filloi stërvitjet së bashku me dajën e tij Nikolla Jukano, notar i ekipit Teuta, dhe kampion në garat 200 dhe 1000 metra, për aplikimin e këtij notimi në garat kombëtare, ku gradualisht të kalohej nga notimi në stilin "pash" në atë "krol". Ai u bë notari i parë shqiptar që notoi stilin krol, dhe imitoi Johnny Weissmuller, prandaj dhe nga sportdashësit durrsak Taqi filloi të thirrej " Tarzani i Detit"


    Kalimi nga stili " pash " në atë " krol " dha rezultatet e veta edhe në përmirësimin e rekordeve kombëtare. Rekordi i Kampionatit të Parë të vitit 1931 i garës 100m prej 1.36.2/5 u përmirësua, në vitin 1936, në 1.15.00 dhe më vonë, në vitin 1938, në 1.09.4/10.

    Gjatë këtyre viteve, numri i sport dashasve të tij u rrit ndjeshem, si brenda dhe jasht vendit. Në kujtimet e Taq Dafës mbetet i paharruar rasti kur Kristaq Spiru, një student shqiptar që studjonte jasht Shqipërisë, i dërgonte një kartolinë në të cilën shkruhej një vjershe që i dedikohej atij.


        Taq Dafa hero i notit,

        Djale durrsak me trup atlet,

        Mban medalje te cdo moti,

        T'fituara n'gara n'det.


        S'ka durrsak qe mos ta njofi,

        Taqin e Nices kete notar,

        Dhe gjithkush don ta shofi,

        Sepse eshte Kampion Kombetar.



    Disa nga rezultatet e arritura në sporte të ndryshme Redakto

    Në garat e realizuara nga Taq Dafa në sportet e notit, atletikës, dhe ciklizmit disponohen diploma të kohës, mbi baze të të cilave saktësohen rezultatet e arritura që pasqyrohen në tabelen më poshtë:


    Disa rezultate te arritura ne gara te ndryshme
    Nr Ne sportin e Notit Gara Renditja Stil Rezultati Diplloma
    1 Kampionati Kombetar i Notit, 23/08/1931 100 m I pari I lire 1'36''2/5
     
    100 m, viti 1931
    2 Kampionati Kombetar i Notit, 28/08/1932 1000 m I pari I lire
     
    1000 m, viti 1932
    3 Kampionati Kombetar i Notit, 28/08/1932 200m I pari I lire 3'19''
     
    200 m, viti 1932
    4 Kampionati Kombetar i Notit, 27/08/1933 100 m I dyti I lire 1'25''2/5
     
    100 m, viti 1933
    5 Kampionati Kombetar i Notit, 27/08/1933 1000 m I pari I lire 19'42''4/5
     
    1000 m, viti 1933
    6 Kampionati Kombetar i Notit, 26/08/1934 100 m I pari I lire 1'26''
     
    100 m, viti 1934
    7 Kampionati Kombetar i Notit, 23/08/1936 100 m I pari I lire 1'15''
     
    100 m, viti 1936
    8 Kampionati Kombetar i Notit, 23/08/1937 1000 m I pari I lire 17'56''6/10
     
    1000 m, viti 1937
    9 Kampionati Kombetar i Notit, 23/08/1937 100 m I pari I lire 1'14''2/10
     
    100 m, viti 1937
    10 Kampionati Kombetar i Notit, 31/08/1938 100 m I pari I lire 1'9''4/10
     
    100 m, viti 1938
    11 Kampionati Kombetar i Notit, 19/08/1945 200 m I pari I lire 2'55''2/5
     
    200 m, viti 1945
    12 Kampionati Kombetar i Notit, 09/08/1951 50 m I pari Not ushtarak 1'07''
     
    50 m, not ushtarak
    13 Kampionati Kombetar i Notit, 14/08/1952 50 m I pari Not ushtarak 1'04''7
     
    50 m, not ushtarak
    14 Kampionati Kombetar i Notit, 14/08/1953 50 m I pari Not ushtarak 1'06''
     
    50 m, not ushtarak
    Nr Ne sporte te tjera Sporti Renditja disiplina Rezultati Diplloma
    1 Kampionati Kombetar i Ciklizmit,  Tirane 20/11/1937 ciklizem Ne grup Shkoder-Tirane 120 km 520 m 6 h 21’’
     
    Shkoder-Tirane
    2 Kampionati Kombetar i Ciklizmit,  Tirane 21/11/1937 ciklizem Ne grup Tirane-Kavaje     54 km 418 m 2 h 37’20’’
     
    Tirane-Kavaje
    3 Kampionati Kombetar i Notit, Durres 31/08/1938 Trampolin I pari Kercim nga trampolina 8 m
     
    Kercim trampolini
    4 Kampionati Kombetar i Atletikes, Tirane 21-23/09/1945 Atletike I pari Hedhje disku 29.62 m
     
    Hedhje disku
    5 Kampionati Kombetar i Atletikes, Tirane 25-28/06/1953 Atletike I pari Hedhje cekici 27.11 m
     
    Hedhje cekici


    Krahasimi i rezultateve Redakto

    Për të analizuar rezultatet shqiptare të gares 100 metra stil i lire, të viteve 1931-1938 në raport me ato boterore apo italiane, mund të shohim pasqyrën me poshtë:

    Krahasimi i Rekordit Shqipetar te gares 100 m stil I lire me Rekordet Boterore dhe Italiane
    viti Rekordi boteror Rekordi italian Rekordi shqipetar
    rezultati notari kombesia rezultati notari kombesia rezultati notari kombesia
    1905 1.05.8 Zoltan Halmay Flamur Hungarez Kampionati Kombetar i pare Italian i Notit, 
      zhvilluar ne daten 14/08/1898 ne Liqenin e Angnillara Sabazia
    Kampionati Kombetar i pare Shqipetar i Notit, 
      zhvilluar ne daten 31/08/1931 ne Durres
    1924 0.57.4 Johnny Weissmuller Flamur Amerikan
    1926 0.57.4 Johnny Weissmuller Flamur Amerikan 1.05.6 Emilio Poli Flamur Itali
    1928 0.57.4 Johnny Weissmuller Flamur Amerikan 1.03.4 Emilio Poli Flamur Itali
    1931 0.57.4 Johnny Weissmuller Flamur Amerikan 1.03.00 Siro Bachelli Flamur Itali 1.36.2/5 Taq Dafa Flamur Shqipetar
    1934 0.56.8 Peter Fick Flamur Amerikan 1.03.00 Siro Bachelli Flamur Itali 1.26.00 Taq Dafa Flamur Shqipetar
    1936 0.56.4 Peter Fick Flamur Amerikan 1.03.00 Siro Bachelli Flamur Itali 1.15.00 Taq Dafa Flamur Shqipetar
    1937 0.56.4 Peter Fick Flamur Amerikan 1.03.00 Siro Bachelli Flamur Itali 1.14.2 Taq Dafa Flamur Shqipetar
    1938 0.56.4 Peter Fick Flamur Amerikan 1.03.00 Siro Bachelli Flamur Itali 1.09.7 Taq Dafa Flamur Shqipetar
    1944 0.55.9 Alan Ford Flamur Amerikan 1.03.00 Siro Bachelli Flamur Itali 1.09.7 Taq Dafa Flamur Shqipetar
    1947 0.55.8 Alex Jany   1.03.00 Siro Bachelli Flamur Itali 1.09.7 Taq Dafa Flamur Shqipetar
    1948 0.55.4 Alan Ford Flamur Amerikan 1.00.00 Siro Bachelli Flamur Itali 1.09.7 Taq Dafa Flamur Shqipetar
    1950 0.55.5 Alan Ford Flamur Amerikan 0.59.5 Carlo Pedersoli Flamur Itali 1.09.7 Taq Dafa Flamur Shqipetar
    1954 0.54.8 Dick Cleveland Flamur Amerikan 0.59.6 Carlo Pedersoli Flamur Itali 1.09.7 Taq Dafa Flamur Shqipetar
    1955 0.54.9 Dick Cleveland Flamur Amerikan 0.59.7 Carlo Pedersoli Flamur Itali 1.06.4 Pertit Caslli Flamur Shqipetar

    Shtypi lidhur me aktivitetin sportiv të Taq Dafës Redakto

    Shumë artikuj në gazeta sportive apo libra të historikut të notit në Shqipëri kanë shkruajtur lidhur me aktivitetin sportiv të notarit dhe rekordmenit Taq Dafa.

    Në materialet referuese të paraqitura më poshtë Gazetari Profesionist Sportiv Besnik Dizdari shkruan:

    Noti shqiptar ka një histori zyrtare 82-vjeçare, qysh kur u zhvilluar Kampionati i Parë në vitin 1931, por gjurmët e tij datojnë më herët, të paktën veprimtaritë lokale në Shkodër janë zhvilluar nga viti 1920. Veprimtaritë lokale të notit ishin zhvilluar qysh në vitin 1920 në Shkodër, ndërsa në vitin 1928 në Vlorë, por Kampionati i Parë shqiptar i Notit është organizuar më 23 gusht të vitit 1931, pra kur Shqipëria ishte Mbretëri nën mbretin Ahmet Zog. Pikërisht, në atë kampionat të zhvilluar në det të hapur, në molin e Durrësit, nisin edhe rrënjët e sportit modest shqiptar, edhe pse në atë kohë nuk kishte asnjë pishinë. Një kampionat i zhvilluar brenda një dite dhe në vetëm katër gara, por vetëm në një stil: ai i lirë, i fituar nga Sportklub Teuta, që i fitoi edhe gjashtë kampionatet pasardhëse: 1931-1938 (nuk u zhvillua në 1935). Kampionët e parë: Taq Dafa i Teutës fiton në 100 metra stil i lirë; Nikollaq Jukano (Teuta) në 200 metra stil i lirë; në 400 metra stil i lirë fitoi Todi Dhami i Dragoit të Pogradecit, ndërsa në 1000 metra është Spiro Goga i Teutës.

     
    Taq Dafa

    Ne artikullin "Kur Mbretëria Shqiptare themelonte Kampionatin Kombëtar të Notit " te Gazetarit sportiv Besnik Dizdari vec te tjerave shruhet:

    Në atë 23 gusht 1931 nis sundimi i gjatë durrsak në sportin e notit. Dhe vetëm në këto vite ’30, kur Mbretëria do të zhvillojë jo pak, por plot 7 Kampionate Kombëtare të Notit, ato kanë vetëm një fitues: Sportklub Teutën e Durrësit.

    Kemi mundur të zbulojmë kampionët e parë të Shqipërisë në këtë sport, tre nga katër prej të cilëve janë të Teutës së Durrësit:

    Në 100 metra stil i lirë fiton Taq Dafa i Teutës, një figurë e hershme karizmatike e sportit shqiptar, fitoret e të cilit nuk do të ndalnin. Dafa fiton në një duel me bashkëqytetarin e tij Spiro Goga dhe vendi i tretë bëhet pronë e Sulejman Toptanit të Sportklub Tiranës.

    E diela e 26 gushtit 1934 është një ditë vërtet e rrallë. Në “Molon e Re” të Durrësit, siç njoftohet, janë të pranishëm “Princeshat Myzejen e Adile, princat, suita, anëtarë të kabinetit, trupi diplomatik”. Ekipet parakalojnë para tribunës së improvizuar ku ndodhet patronesha e sporteve, princesha Myzejen. Ekzekutohet Himni Kombëtar. Dhe mandej garat, që doemos janë gjithnjë nën sundimin e Teutës së Durrësit, ndonëse më në fund ka mbërritur dhe Shkodra. Por që nuk ia arrin të bëjë thuajse asgjë përballë forcës durrsake.

    Kështu, Taq Dafa nuk ka rival në 100 e 1000 metrat. Po ta linin, do t’i kishte fituar të gjitha garat, por rregullorja e rreptë e pedagogëve të mësipërm tashmâ lejonte pjesëmarrje vetëm në dy gara për çdo notar, jo më tepër.

    Në 100 metra, Dafa lë në vend të dytë e të tretë bashkëqytetarin e tij Tom Gjiri dhe Marjan Skanjetin e Shkodrës. Për autorin e këtyre radhëve, dhe besoj se jo vetëm për të, befasia përmblidhet në garën e 100 metrave. Këtu Taq Dafa i famshëm triumfon ndaj Nënkampionit të ri Lin Shestani të Shkodrës, duke lënë në vendin e tretë një djalë 18-vjeçar nga Berati me emrin e panjohur Jusuf Vrioni!

    Per garat e Kampionatit 1938

    Dhe si gjithnjë Durrësi sundues. Taq Dafa është përsëri protagonist. 1.12.4 sekonda në 100 metrat stil i lirë dhe rekord befasues për kohën, në një garë të rreptë të tij me Shaqir Kafexhiun po të Teutës së tij. Arrijnë të dy në një kohë, por vendi i parë i kampionit është falë mbërritjes “dinake” të Dafës! Mund të duket diçka arkaike episodi i 74 vjetëve më parë, që elektrizon spektatorët, sepse në jetën e tyre ata nuk kishin parë skena të tilla që i interpreton Taq Dafa, i cili nuk kënaqet me kaq. Një ditë më vonë ai kërkon t’u dhurojë sportdashësve të pamatë spektaklin e radhës. Ai kërkon ta thyejë përsëri rekordin kombëtar. Kështu bëhet dhe ky sportist i rrallë i periudhës së Paraluftës, hyn si i pari në historinë e sportit kombëtar që themelon “skemën” e garave që zhvillohen vetëm për thyerje rekordi, çka do të vazhdonte me vrull në Shqipërinë sportive të Mbasluftës.

     
    Kercim nga trampolina, Gusht 1938

    Shtypi njofton se: “Më 1 shtator, ditën e tretë të garave Taq Dafa hudhet në ujë për rekord të njiqind metrave, dhe me të vërtetë, me kapacitetin e tij që nderon mbarë Sportin Shqiptar, muejti të shënojë kohën mâ të vogël 1.9.4 tue u deklarue kështu rekordmen i Shqipnis…”.

    Është një kampionat i rekordeve të cilësisë së lartë për kohën dhe gjithçka vendoset në këtë 30 gusht-1 shtator 1938. Ashtu si dhe për atletikën e lehtë do të fiksohen ata që Mbasluftës Partia do t’i quante “rekordet e Paraçlirimi të Atheut”. Në të vërtetë nuk do të thyheshin me aq lehtësi. Rezultatet pionieristike të Taq Dafës me shokë do të kishin guximin të rezistonin jo pak. Protagonisti legjendar për ne, Taq Dafa, është kampion kombëtar i Shqipërisë në 100 metra stil i lirë (me 1.09.9) edhe më 1945 e 1946, ndonëse pa e mbërritur rekordin historik të tij të vitit 1938! Në gara të ndryshme, ai është Kampion i Shqipërisë deri përtej vitit 1950! Mbi 20 vjet mbas titullit të tij të parë, atij të vitit 1931! Rast i vetëm në historinë e sportit shqiptar! Meriton një monument të vogël në qarqet sportive të Durrësit. Mjafton të kujtojmë se më 1955, rekordmeni i 100 metrave stil i lirë, i përkujtueshmi i madh Petrit Caslli, me shifrat 1.06.4 që i përkisnin fitimit të titullit të Mjeshtrit, nuk do të ishte fort larg rekordit të Paraluftës të Taq Dafës.

    Tituj mirënjohje Redakto

    Gjatë gjithë periudhës që Taq Dafa u aktivizua ne aktivitetet e ndryshme sportive, ai mori një numër të konsiderueshëm medaljesh dhe diplomash, disa prej të cilave janë pasqyruar në këtë material. Gjithashtu, pas vdekjes, organet e qeverisjes vendore në qytetin e Durrësit, Bashkia Durrës, Federata Shqiptare e Notit, e si dhe Shoqata Durrësi, duke vlerësuar kontributet e tij në fushën e sportit kanë dhënë tituj të ndryshëm sportv dhe tituj nderi si më poshtë:

    Gjate gjithe periudhes qe Taq Dafa u aktivizua ne aktivitetet e ndryshme sportive, ai mori nje numer te konsiderueshem medaljesh dhe diplomash, disa prej te cilave jane pasqyruar ne kete material. Gjithashtu, pas vdekjes, organet e qeverisjes vendore ne qytetin e Durresit, Bashkia Durres, Federata Shqipetare e Notit e si dhe Shoqata Durresi, duke vleresuar kontributet e tij ne fushen e sportit kane dhene tituj te ndryshem sportv dhe tituj nderi si me poshte:
     
    Titulli Qytetar Nderi
     
    Medalje te dorezuara fituesve ne garat e notit ne vitet 1931-1938. Numri i medaljeve te fituara gjate gjithe karieres sportive te Taq Dafes kane qene te shumta, por me kalimin e viteve nje pjese e tyre nuk eshte ruajtur.
     
    Titulli "Nderi Notit Shqipetar", Akorduar nga Federata Shqipetare e Notit mbi 10 vite pas vdekjes, ne daten 25 nentor 2002
     
    Pamje nga garat e notit ne Pishinen "Taq Dafa". Ne respekt te aktivitetit te gjate sportiv te Taq Dafes, te kontributit te tij ne sportin e bukur te notit, ne vendosjen e rekordeve qe nga kampionati i pare, per gati 20-25 vite, Keshilli Bashkiak i Bashkise Durres, i vendos pishines emrin "Pishina Taq Dafa"
    • " Mjeshtër Sporti "
    • Me vendim të Këshillit Bashkiak të Bashkisë Durrës, vendoset emri i pishinës së qytetit të Durrësit " Pishina e qytetit Taq Dafa "
    • Me vendim të Këshillit Bashkiak të Bashkisë Durrës, i vendoset emri i një rruge në qytetin e Durrësit " Rruga Taq Dafa "
    • Me vendim të Këshillit Bashkiak të Bashkisë Durrës, në datën 08/06/2011 i jepet Titullit " Qytetar Nderi " me motivacion " Për kontributin e shquar që ka dhënë në sportin e notit duke qenë simbol i qytetit të Durrësit dhe të mbarë vendit "
    • Dhënia nga Federata Shqiptare e Notit, në datë 25/11/2002, e Diplomës " Nderi i Notit Shqiptar " me motivacion " Për një kontribut të shquar në zhvillimin e sportit të bukur të notit".
    • " Mjeshter Sporti "
    • Me vendim te Keshillit Bashkiak te Bashkise Durres, t'i vendosej e emrit te pishines se qytetit te Durresit " Pishina e qytetit Taq Dafa "
    • Me vendim te Keshillit Bashkiak te Bashkise Durres,t'i vendosej emri i nje rruge ne qytetin e Durresit " Rruga Taq Dafa "
    • Me vendim te Keshillit Bashkiak te Bashkise Durres, ne daten 08/06/2011 i jepet Titullit " Qytetar Nderi " Me motivacionin " Per kontributin e shquar qe ka dhene ne sportin e notit duke qene simbol i qytetit te Durresit dhe te mbare vendit "
    • Dhenia nga Federata Shqiperate e Notit ne date 25/11/2002 e Dipllomes " Nderi i Notit Shqipetar " me motivacionin " Per nje kontribut te shquar ne zhvillimin e sportit te bukur te notit".

    Foto nga aktivitetet sportive Redakto

     
    Gjate garave te notit
     
    Hedhje cekici ne tirane
     
    Hedhje cekici. Tirane
     
    Taq Dafa me futbollistet e qytetit
     
    Stafete
     
    Ekipi notit
     
    Ekipi atletikes lehte
     
    Ekipi atletikes


    Materiale Referuese Redakto