Sul Domi
Sul Domi një nga figurat e shquara të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe të Ushtrisë Shqiptare. Pas luftës, ka mbajtur detyra të rëndësishme e përgjegjësi të larta shtetërore. Ka qenë ushtarak madhor në Ministrinë e Mbrojtjes, shef shtabi dhe komandant i përgjithshëm i Artilerisë i Republikës së Shqipërisë nga viti 1965 deri më 1982. Ka qenë në katër legjislatura (1970-1984) deputet në Kuvendin Popullor si përfaqësues i rrethit të Matit. U nda nga jeta më 20 qershor 2018.