Sulejman Selim Elezi lindi në vitin 1926 në Ketë Burrel. Në fillim të vitit 1944 u lidh me lëvizjen Nacional-Çlirimtare, duke marrë pjesë aktive në shumë aksione, duke treguar gjithmonë trimëri dhe guxim. Sulejman Elezi ishte partizan i Brigades së I-rë Sulmuese. Ai mori pjesë në të gjitha luftimet që kreu kjo brigade në zonën e Tiranës dhe për çlirimin e saj. Në nëntor të vitit 1944 u vra në luftën për çlirimin e Tiranës. Eshtrat e dëshmorit Sulejman Selim Elezi prehen në Varrezat e Dëshmorëve në Pezë.