Sulejman Gjevori (1904 - 1954) lindi në Elbasan dhe ishte kompozitor, dirigjent dhe pedagog.

Jeta dhe veprimtaria

Redakto

Ai i mori mësimet e para dhe të mesme në Elbasan. Mbas mbarimit të Normales, me rezultate shumë të mira, emërohet mësues në Peqin. Punon për 3 vjet. Në 1924-ën, ndodhet në ballë të protestave bashkë me shumë mësues të tjerë, që kundërshtojnë transferimin e Normales. Pushohet nga puna. Mban lidhje të vazhdueshme me mësuesit e tij A.Gashin e Th. Floqin. Bën pjesë në orkestrën frymore "Afërdita". Në vitin 1929 Gjevori niset në FirenceItalisë për të vazhduar studimet e larta në konservatorin "L. Cerubini". Studion teori muzike, harmoni dhe trompë me pasion e përkushtim. Pas studimeve, i propozohet të punojë në Itali për aftësinë e talentin që kishte. Nuk qëndron, por rikthehet në atdhe, në qytetin e lindjes. Fillon punë në Durrës. Mbledh rreth vetes djem të rinj, me pasion për muzikën dhe u mëson atyre instrumentet e tunxhit. Në 1934-ën, formon orkestrën e parë frymore të qytetit të Durrësit. Pushtimi fashist e gjen në këtë qytet. Integrohet në Lëvizjen Nacionalçlirimtare, si korrier i Çetës së Pezës.

Në këtë kohë shkruan disa vepra, që nuk arritën në ditët tona, si:”Serenata arabe" "Sfinksi i artë" vepra me temë nga historia e lindjes. Shkruan marshin e njohur "Peza heroike". Kompozon disa këngë, sidomos marshe, për orkestrat frymore (bandë), të cilat spikasin si realizime Kompozicionale, të shruara nga një specialist. Veçohet në krijimtarinë e tij një "Kuartet", paraqitur në një konkurs ndërkombëtar në Austri, i cili mori vlerësimin më të lartë nga komisioni. Më 1948 rikthehet në qytetin e lindjes. Emërohet pedagog në shkollën Normale. Sulejmani drejton orkestrën frymore "Afërdita" si dirigient për disa vite. Shpejt orkestra u rrit në numër dhe përbërje me instrumentistë jashtë mureve të shkollës, falë punës e talentit të vet. [1]

Shikoni dhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ Enciklopedia e Elbasanit.