Suljeman Nikollari, i shkolluar në fushën ushtarake, në akademitë e Turqisë dhe Italisë, Kapiten i 1-rë, komandant i Divizionit të Janinës. Më 1912 i përfshire në Lëvizjen Kombëtare u arratis nga ushtria turke dhe bashkë me Kamber Benjën, Qazim Rribani, Sherif Duckallarin, Myslim Demcellarin, Kamber Duckallarin mori pjesë në ngritjen e flamurit në Vlorë më 28 nëntor 1912 dhe u vu në disponicion të qeverisë së Ismail Qemalit pa rrogë.

Ka qenë luftëtar e komandant në çetat patriotike kundër okupatorëve që shkelën viset e Shqipërisë së Jugut, bashkë me shokët ngritën flamurin shqiptar në Përmet e Gjirokastër dhe kanë marrë pjesë në luftërat kundër andarëve grekë në prill 1911, 1914 e 1916 ku ranë heroikisht 2 dëshmorët: Nazif Delvina e Bilal Alipostivani. Sulejman Nikollari ka qenë anëtar i Klubit Patriotik të Korçës e Gjirokastrës që u krijua më 1908, ai ka marrë pjesë dhe u vu në mbrojtje të Kongresit të Lushnjes në janar 1920, dhe në Revolucionin Demokratik të qershorit 1924 të qeverisë së Fan Nolit.

Kapiten Sulejman Nikollari, ishte i vetmi i shkolluar e i diplomuar me Akademi të lartë ushtarake, që nga regjimi otoman edhe pas shpalljes së pavarësisë me 1912, gjatë gjithë kohës para çlirimit. Ka qenë personalitet i njohur, Ushtarak i lartë e burrë shteti, me integritet dhe reputacion të madh në popull e në shtet.

Sulejmani Nikollari, ishte Komandant i Divizionit në Janinë që përbëhej nga djemtë e jugut, duke luftuar kundër grekëve më 1911, ku ranë heroikisht edhe dy djemë nga Senicani: Mehmet Sefer Nikollari e Mehmet Mersim Jaupllari. Patrioti e Luftetari, Sherif Duckallari që ngriti çetën me 20 djem nga Senicani, komandant i saj kishte dhe mbi 100 djem Përmetarë, që morën pjesë në luftën e Vlorës, më 1920. Kështu ishin dhe Mustafa Taip Jaupllari-Bash Caushi, në Melesin, Leskovik, Follorinë e Prevezë trima, atdhetarë e luftëtarë të tjerë si: Mazllem Jashari, Myslim e Sulejman Ahmeti, Hajdar Zenuni Ali Kame, Xhemal Malindi, Hasan Markuri, Hasim Taullaj, Hasan Mehmeti, Mehmet Pavari, Xhelal Elezi, Vesel Jaupllari, etj, shokë të luftëtarëve Nexhip Benja e Myrteza Panariti, që vranë kollazin në Leskovik me 7 prill 1907.