Sulmi kibernetik ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës është sulm masiv kibernetik i filluar më 6 dhjetor 2018, i cili ka ardhur nga Serbia, Bosnja e Hercegovina dhe Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë. Cak i sulmit janë institucionet e Republikës së Kosovës, posaçërisht përfaqësuesit e saj diplomatikë anembanë botës. Me këtë rast janë hakuar emailet zyrtare, dhe sipas të dhënave sulmi po zgjerohet.[1]

Sulmi masiv ka filluar më 6 dhjetor në ora 10:00, dhe sipas zyrtarëve kosovarë, është i organizuar por nuk dihet nëse prapa tij fshihet Qeveria e Serbisë.[1]

Eksperti i kibernetikës, Hekuran Doli, ka treguar se përveç institucioneve publike, janë të rrezikuar institucionet private, mediat, mjetet e komunikimit, ato private dhe publike, kurse targeti i sulmit ka qenë posta elektronike si dhe faqet e institucioneve.

Referime

Redakto
  1. ^ a b "Kosova po përballet me sulmin më të madh në historinë e internetit". Gazeta Express. 7 dhjetor 2018. Arkivuar nga origjinali më 8 dhjetor 2018. Marrë më 7 dhjetor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)