Sulmues
SULMUES m.
- 1. Ai që merr pjesë në një sulm ushtarak. Sulmuesit e kështjellës (e qytetit). Sulmuesit u sprapsën.
- 2. Punonjës i dalluar, që tejkalon normat dhe planin në një degë të prodhimit socialist ose në një aksion. Sulmues i punës socialiste. Sulmues i pesëvjeçarit të gjashtë. Lëvizja e sulmuesve. Është shpallur tri herë sulmues. Doli sulmues.
- 3. sport. Lojtar i vijës së parë, që ka për detyrë të bëjë sulme dhe zbritje për të shënuar pikë (gola). Sulmues i majtë (i djathtë, anësor). Sulmuesit e skuadrës.
SULMUES mb.
- 1. usht. Që përdoret për veprime sulmi. Trupa sulmuese. Aviacioni sulmues aeroplanët që marrin pjesë në betejë nga ajri për të mbështetur forcat e tjera tokësore.
- 2. Që merr pjesë në sulmet luftarake kundër armikut (kryesisht për repartet partizane gjatë Luftës Nacionalçlirimtare). Brigada I Sulmuese.
- 3. Që dallohet për tejkalimin e normave e të planit në një degë të prodhimit socialist ose në një aksion; që ka të bëjë me sulmuesit e prodhimit; që synon tejkalimin e normave e të planeve me punë të vrullshme e me ndërgjegje të lartë. Brigadë sulmuese. Repart (sektor) sulmues. Lëvizja sulmuese.
- 4. fig. Që shquhet për vrullin dhe gjallërinë e përpjekjeve e të luftës në një fushë, që nuk qëndron i mpitë ose në mbrojtje; luftarak. Ka shpirt sulmues.
- 5. sport. Që bën pjesë në vijën e sulmit të skuadrës. Lojtar sulmues.