Lakra e bardhë pritet në fije të holla ose në copa katrore. Zarzavatet e tjera priten në formë fijesh ose rripi, ndërsa patatet në kubikë mesatarë. Në lëngun e mishit ose në ujë të vluar hidhet lakra e prerë dhe pas 5 minutash vlimi shtohen patatet. Në tigan me yndyrë kaurdisen qepët, karotat, selinoja e grirë hollë dhe pak miell. Pas kaurdisjes shtohen domatet ose salca dhe së bashku hidhen në supë. Zarzavatet e kaurdisura hidhen 10 minuta para përfundimit të zierjes së supës. Në fund shtohet kripë, piper i zi, dafinë dhe majdanoz i grirë hollë. Kjo lloj supe është më e shijshme kur rri 4-5 orë (por jo në zjarr).