Supë me makarona
Në lëngun e mishit që vlon hidhet kripë dhe makarona të copëtuara ose makarona të vogla, ziejnë derisa të jenë gati, pastaj supa rregullohet me vezë e limon, i hidhet majdanoz i grirë imët, piper i zi i bluar dhe gjalpë i skuqur pak. Sipas dëshirës mund të hidhen dhe 2 lugë kaçkavall të grirë në rende.
Për 4-5 persona duhen :
- Lëng mishi 1,5 litra,
- makarona 1 gotë,
- gjalpë 50 g,
- vezë 1 kokërr,
- kripë, piper, majdanoz.