Supë me petë dore (makarona të shtëpisë)
Supë me petë dore është ushqim i përgatitur kryesisht me mish pule, qepë, hudhër dhe përbërës tjerë.
Përbërësit
RedaktoPër të përgatitur ushqimin për katër persona nevojiten :
- - 1 pulë
- - 3 qepë
- - 6 thelpinj hudhër
- - 50 g gjalpë ose vaj ulliri
- - 2 l ujë
- - 250 g petë shtëpie
- - maidanoz, senf, krip, vegët, biber i zi, biber i kuq
Përgatitja
RedaktoNë një enë grihen 2 ose tri qepë dhe hudhër sipas dëshirës. Fërgohen pak dhe i hudhet një pulë më parë e pastruar dhe e copëtuar dhe fërgohet edhe 15 minuta. Pastaj i hudhet një lugë kripë, një lugë vegët, pak piper i zi, pak piper i kuq dhe përzihet pak dhe i hudhen 2 litra ujë. Kështu lihet në temperaturë të ngadalshme deri sa të zihet mishi pastaj i hudhen makarona të shtëpisë sipas dëshirës varësisht sa dëshironi të jetë supa e dendur. Sipas dëshirës i hudhet majdanozi, kos, senf, etj.