Patatet , karotat, mashurkat dhe selinoja, pastrohen e priten në copa kubike. Në tenxhere me vaj (mundësisht vaj ulliri) kaurdiset qepa e grirë hollë, pastaj shtohen karotat, selinoja, mashurkat, pak miell dhe pasi kaurdisen shtohen domate të freskëta të cilave u është pastruar lëkura. Lëngu i peshkut i përgatitur qysh më parë dhe i kulluar i hidhet përzierjes dhe lihet të marrë valë, shtohen patatet dhe lihen të ziejnë rreth 10-15 minuta derisa të jenë gati. Gjatë zierjes hidhet një fletë dafine. Supa rregullohet me kripë, piper e majdanoz. Gjatë vendosjes në pjatë hidhen copa tul peshku të ziera e të pastruara nga halat.