Surja el-Kadr
(Përcjellë nga Suretu El Kadr)
Surja el-Kadr është surja e 97 e radhitur në Kur'an, ka 5 ajete. Mekase.
Përmbajtja
Redakto97.Suretu El Kadr Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! 1. Ne e zbritëm atë (Kur’anin) në natën e Kadrit. 2. E ç’të bëri ty të dijsh se ç’është nata e Kadrit? 3. Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj! 4. Me lejen e Zotit të tyre në (atë natë) të zbresin engjëj dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje. 5. Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit.
Përbërja
RedaktoSuretur El Kader kaptina e 97 E Zbritur në Meke, pas sures Abese, ajete; 5 Në këtë sure flitet për fillimin e shpalljes së Kur'anit, për vleren e asaj nate kur fillon shpallja, për mëshirën që e shtrin Zoti për hirë të asaj nate, për zbritjen e engjëjve. të gjitha këto përkujtime për rëndësinë e asaj nate bëjnë të kuptohet madhështia e Kur'anit dhe fama e autoriteti i Muhammedit alejhi selam, të cilit i shpallet ai. Quhet; ''Suretul Kadri''- kaptina e natës së vlefshme.
Tjera të dhëna
RedaktoLinku direkt: [1].
Hostuar ne serverin e Universitetit Internacional Islamik Malajzi ( https://web.archive.org/web/20061107014300/http://www.iiu.edu.my/ )
Shih edhe këtë
RedaktoWikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Category:Qur'an.