Surja et-Tekvir
Surja et-Tekvir është surja e 81 e radhitur në Kur'an, ka 29 ajete. Mekase.
Permbajtja
Redakto
1. |
Kur dielli të jetë mbështjellur (dhe errësohet), |
2. |
Dhe kur yjet të kenë rënë (e shkapërderdhur), |
3. |
Dhe kur kodrat të kenë udhëtuar (e bërë pluhur në ajër), |
4. |
Dhe kur devetë e shtrenjta të lihen pa bari në fushë, |
5. |
Dhe kur egërsirat të jenë bashkuar (tubuar). |
6. |
Dhe kur detet të vlojnë si zjarr i flakëruar, |
7. |
Dhe kur shpirtrat të jenë bashkuar. |
8. |
Dhe kur të pyeten ato vajza të varrosura të gjalla, |
9. |
Për çfarë mëkati ato janë mbytur, |
10. |
Dhe kur fletushkat të jenë shpaluar, |
11. |
Dhe kur qielli të jetë hequr, |
12. |
Dhe kur xhehennemi të jetë ndezur fort, |
13. |
Dhe kur xhenneti të jetë afruar, |
14. |
Atëbotë njeriu do ta dijë se çka ka ofruar (të mirë ose të keqe). |
15. |
Betohem fuqimisht në yjet që tërhiqen (ditën, e ndriçojnë natën), |
16. |
Që udhëtojnë e fshihen (si dreri në strofkë), |
17. |
Pasha natën kur ajo ia beh me errësirë. |
18. |
Pasha agimin kur ia shkrep! |
19. |
S'ka dyshim se ai (Kur'ani) është thënie e të dërguarit fisnik (që e pranoi prej Zotit). |
20. |
Që është i fortë dhe që ka vend të lartë te Zoti i Arshit. |
21. |
Që është i respektuar atje (në mesin e engjëjve) dhe besnik. |
22. |
Nuk është i marrë shoku juaj (Muhammedi)! |
23. |
Dhe se ai e pat parë atë (Xhibrilin) në horizontin e qartë lindor. |
24. |
Dhe ai nuk është që në të fshehtën (shpalljen) ka dyshim (ose ua lë mangu). |
25. |
Dhe ai (Kur'ani) nuk është thënie e djallit të mallkuar! |
26. |
Pra, ku jeni, kah shkoni? |
27. |
Ai (Kur'ani) s'është tjetër pos këshillë për njerëzit! |
28. |
Për atë nga mesi që dëshiron të gjendet në të vërtetën. |
29. |
Po ju nuk mundeni, por vetëm nëse dëshiron All-llahu, Zoti i botëve! |