Swedenborgianët
Ky artikull ose seksion duhet të përmirësohet sipas udhëzimeve të Wikipedia-s.(Mungon radhitja e artikullit. definimi i termit qe perfaqeson artikullin si titull.) |
Themeluesi i këtij fraksioni është filozofi naturalist Emannuel Swedenborg (1668-1772).
Komunitetin e parë të tij e formon, duke u bazuar në vizionet dhe iluzionet e tij, më 1774 në Londër.
Besohet se Swedenborgu ka marrë shpallje dhe se mendimet e tij bazohen në shpallje. Sipas kësaj,
natyra dhe gjithësia nuk janë krijuar nga hiçi, por janë krijuar vetvetiu. Është në dorë të njeriut se a do të jetë ai në parajsë apo në ferr. Engjëjt dhe xhinnët nuk i ka krijuarZoti, por, ata janë shpirtëra të mirë
dhe të këqinj njerëzish. Ndikojnë edhe tek njerëzit e gjallë. Ata kanë komentime speciale të tyre. Disa
shkrime të Dhiatës së Vjetër dhe të Re i llogaritin apokrife. Janë të mendimit se Jezusi është inkarnacion
i Zotit, për këtë edhe nuk e pranojnë trinitetin. Ata besojnë në njësinë e Zotit dhe Jezusin dhe Shpirtine Shenjtë i llogaritin manifestime të ndryshme të Zotit. Besojnë se ngritja e Jezusit është bërë
shpirtërisht e jo edhe me trup. E pranojnë reinkarnacionin. Besojnë se për shpëtim të përhershëm krahas
besimit rol të rëndësishëm luan edhe vepra. Mendimin se Jezusi do të vijë përsëri nuk e pranojnë.
Supozohet se, të përhapur në shtete të ndryshme të Europës dhe në Amerikë, kanë përafërsisht 60.000 anëtarë.
Burimi i të dhënave
Redakto- Neue Kirche in Deutschland (Swedenborg Zentrum Berlin)
- Neue Kirche der deutschen Schweiz (Swedenborg Zentrum Zürich)
- The Swedenborgian Church
- General Church of the New Jerusalem