Sylbica

një nder bjeshkët e veriut te Shqipërisë

Sylbica është një nder bjeshkët e veriut te Shqipërisë. Historikisht bjeshke e fisit te Bytycit, ajo ndodhet ne pjesën veriore te rrethit te Tropojës, pak kilometra nga mali me i larte i Kosovës, Gjerovica. Ka pasuri natyrore te shumta, ku përmenden lumi i Sylbices bashke me degëzimet dhe përrenjtë përreth, shtate liqenet e Sylbices, natyra shume e përshtatshme për ushqimin e bagëtive, etj. Lartësia maksimale e Sylbices i kalon 2200 metra. Sylbica është një nder bjeshkët me te bukura e me pjellore te Tropojës dhe përmendet shpesh ne këngët popullore te kësaj zone.