Të akuzuarit e Tuzit
Të akuzuarit e Tuzit janë 11-të shqiptar të krahinës së Tuzit, Mali i Zi dhe tre shqiptar-amerikan të akuzuar nga shteti malazezë për akte terroriste. Këta të akuzuar janë burgosur në fillim të shtatorit 2006 pas një operacioni të dhunshëm të forcave speciale të Podgoricës.
Më 16 tetor 2006 të afërmit e të akuzuarve ju kanë drejtuar Ministrisë së Jashtme shqiptare për ndërhyrje me qëllim të lirimit, por zyrtarët shqiptarë kanë thënë që nuk janë në dijeni për këtë ngjarje.
Familjarët e të burgosurve kanë lajmëruar mjetet e informimit se të burgosurit janë keqtrajtuar.Policia gjatë operacionit ka rrahur Gjon Dedvukaj dhe së bashku me katër burra të farefisit i kanë burgosur më 8 shtator 2006.
Më 18 tetor 2006 organizata Amnesty internacional raporton që 14 të burgosur janë ankuar për keqtrajtim, në disa raste edhe për tortura gjatë arrestimit dhe se ka pasur rrahje dhe kërcënime me tone etnike nga individë dhe grupe të policisë anti-terror. Për këtë ata i kanë bërë thirrje organeve shtetërore malazeze që të hapin një proces hetimor lidhur me akuzat për keqtrajtimin e të burgosurve shqiptarë nga policia muajin e kaluar.[1]
Lista e të burgosurve
Redakto- Gjon Dedvukaj
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |