Të drejtat LGBT në Çeçeni
Të drejtat e personave gej, lezbike, biseksualë dhe transgjinorë në Çeçeni prej kohësh përbëjnë shqetësim për shumë shoqata lobuese për të drejtat njerëzore si përshembull “Amnesty International” si dhe organizata “Human Rights Watch”. Si pjesë e federatava ruse, shumë prej ligjeve ruse aplikohen në Çeçeni. Gjithsesi Çeçenia është një republikë gjysëm-autonome brenda për brenda kufijve rusë, me kodin e saj ligjor si dhe shteti ka të dekretuar dënimin me vdekje për raportet seksuale midis homoseksualëve. Përveç këtyre, mekanizmat ligjorë për mbrojtjen e qytetarëve LGBT janë të pakta, dhe qeveria inkurajon vrasjen e të gjithë personave të dyshuar si homoseksual edhe nga familjarët e tyre.
Që prej marsit 2017 një mësymje ndaj komunitetit LGBT përfshiu rrëmbimin dhe burgosjen e shumë djemve të perceptuar si gej dhe biseksualë, të cilët u rrahën dhe u torturuan për vdekje.[1][2] Më shumë se 100 burra, dhe me dhjetëra djem të tjerë ishin pjesë e targetit. Së paku tre, ose siç raportohet nga të tjerët përreth 20 persona janë vrarë.[3] Numri i saktë i këtyre personave të vrarë është jo preçiz. Paneli i ekspertëve të "Këshillit për të drejtat njerëzore në OKB" ka raportuar në fillim të prilit 2017: “Këto janë akte të persekutimit dhe dhunës në një shkallë të paprecedentë për rajonin dhe përbëjnë abuzim të obligimeve që federatat ruse kanë nën ligjin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut".[2]
Aspekti kulturor
RedaktoÇeçenia cilësohet si një shoqëri konservatore islamike ku homofobia është e përhapur gjerësisht dhe homoseksualiteti konsiderohet tabu.[1]Pas dy konfliktesh të armatosura separatiste të zhvilluara në vitet 1990- Lufta e Parë Çeçene dhe Lufta e Dytë Çeçene- Çeçenia u kthye në një shoqëri konservatore nën udhëheqjen politike të presidentit Akhmad Kadyrov dhe djalit të tij Ramzan Kadyrov, i cili drejton Republikën çeçene.
Në Çeçeni, sikurse në rajone të tjera të Rusisë, presidenti rus Vladimir Putin i ka fuqizuar liderët lokalë që të përforcojnë interpretimin e vlerave myslimane tradicionale, në një përpjekje për të nxitur ekstremizmin islamik. Shoqata “Human Rights Watch” raportoi në 2017 :'“Është e vështirë të përcaktohet se sa vulnerabël janë personat LGBT në Çeçeni, ku homofobia është e përhapur kudo. Personat LGBT rrezikohen jo vetëm nga persekutimi i mundshëm prej autoriteteve por gjithashtu nga spiunimi që të afërmit e këtyre personave bëjnë për shkak të nderit familjar”.' [4]Ramzan Kadyrov ka inkurajuar shpeshherë vrasjet e personave gej nga vetë familjarët e tyre, si një alternativë për përforcimin e ligjit- që në shumë raste ka dhënë efekt si metodologji pasi shumë persona gej janë liruar nga burgu në mënyrë që të vriteshin nga familjarët e tyre”.
Statusi ligjor
RedaktoHomoseksualiteti u kriminalizua në Çeçeni pas pushtimit të saj nga Rusia në fund të viteve 1800. Pas Revolucionit të Tetorit, e gjithë Rusia e legalizoi homoseksualitetin sërish, por nuk vonoi shumë dhe u kriminalizua sërish nën regjimin e Stalinit për të gjithë Bashkimin Sovjetik. Homoseksualiteti u ri-legalizua në Rusi edhe një herë tjetër në 1993, edhe pse midis viteve 1991 dhe 2000 Çeçenia ishte "de fakto" e pavarur nga Rusia. [5]
References
Redakto- ^ a b Shaun Walker, Chechens tell of prison beatings and electric shocks in anti-gay purge: 'They called us animals', The Guardian (April 13, 2017).
- ^ a b Sewell Chan, U.N. Experts Condemn Killing and Torture of Gay Men in Chechnya, New York Times (April 13, 2017).
- ^ Mary Emily O'Hara, Pleas for Help From Gay Men in Chechnya on Rise, Russian Group Says, NBC News (April 12, 2017).
- ^ Tanya Lokshina, Anti-LGBT Violence in Chechnya Human Rights Watch (April 4, 2017).
- ^ Breaking the Silence: Human Rights Violations Based on Sexual Orientation. Amnesty International. 1997. fq. 34. ISBN 1873328125.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)