Të drejtat LGBT në Maqedoni të Veriut
Të drejtat LGBT në Maqedoni të Veriut ose të personave lezbike, gej (homoseksual), biseksualë dhe transgjinorë në republikën e Maqedonisë së Veriut ballafaqohen me sfida ligjore që persona jashtë komunitetit nuk i përjetojnë.
Aktiviteti seksual brenda gjinisë së njëjtë si për djemtë ashtu edhe për vajzat është ligjor në Republikën e Maqedonisë së Veriut por gjithsesi të mirat ekonomike brenda një çifti homoseksualësh nuk gëzojnë mbrotje ligjore sikurse çiftet heteroseksuale.
Legjislacioni për çështjet e LGBT
RedaktoHomoseksualiteti ishte i kriminalizuar deri në vitin 1996 por më vonë shteti e dekriminalizoi seksin midis personave të së njëjtës gjini, kjo si pasojë e presionit nga Këshilli i Evropës. [1] Maqedonia konsideroi një amendim kushtetues për të ndaluar martesat brenda së njëjtës gjini dhe kjo u pa si e mundshme dhe e realizueshme sepse koalicioni drejtues i kishte 2/3 e votave, koalicioni fitues pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2014.[2]
Ligjet kundër Diskriminimit
RedaktoNga viti 2008 deri në vitin 2010 personat LGBT në Maqedoni mbroheshin nga diskriminimi në fushën e punësimit. Gjithsesi në fillim të vitit 2010 teksa Ligji kundër Diskriminimit po shqyrtohej parlamenti e eleminoi orientimin seksual nga lista e motiveve për diskriminim.[3] Momentalisht nuk ka ligje që i mbrojnë qytetarët LGBT në Maqedoni nga diskriminimi ose krimet e urrejtjes me bazë orientimin seksual ose identitetin gjinor.
Njohja e martesave dhe bashkëjetesës civile brenda gjinisë së njëjtë
RedaktoÇiftet brenda gjinisë së njëjtë nuk njihen ligjërisht në Maqedoni. Ligji e përkufizon martesën si “një bashkim midis një burri dhe një gruaje”.[4]Në janar të 2015 ligjvënësit maqedonas e miratuan amendimin kushtetues që e përkufizon martesën vetëm midis një burri dhe një gruaje.
Kushtet e jetës
RedaktoManifestimi i të drejtave të komunitetit LGBT si dhe vizibiliteti i tyre është gati inekzistent. Ekzistojnë vetëm disa struktura mbështetëse dhe disa bare në Shkup që organozojnë aktivitete për LGBT. Vendi konsiderohet në relata të përgjithshme homofobik.[5] Ka shumë raportime që tregojnë për largime nga puna, stigmatizim dhe bullizëm ndaj të rinjve apo personave për shkak të orientimit seksual.
Anketime
RedaktoNjë anket e realizuar në vitin 2002 nga "Qendra për të drejtat civile dhe njerëzore" tregoi në rezultatet e saj se më shumë se 80% e njerëzve e konsideronin homoseksualitetin si “çrregullim psikologjik që vë në rrezik familjen”. Rreth 65% e të anketuarve u përgjigjën se “të qenurit gej përbën krim dhe duhej dënuar me burgim”. [6]Të rinjtë dhe banues të qyteteve më të mëdhaja janë përgjithësisht më të hapur dhe liberalë në qëndrimet e tyre se sa personat e moshuar, gratë dhe të anketuarit ruralë.
Organizatat për të drejtata LGBT
RedaktoEkzistojnë tre organizata kryesore dhe një qendër mbështetëse në fushën e të drejtave LGBT:
“Të bashkuar LGBT” ( maqedonisht: ЛГБТ Јунајтед) është një organizatë e formuar së fundmi e cila punon në mbrojtjen e të drejtave LGBT në vend. Ajo ka organizuar Javën e Krenarisë në Shkup në qershor të 2013 së bashku me Koalicionin ”Të drejtat seksuale dhe shëndetësore të komuniteteve të margjinalizuara” në vend. Programi i kësaj jave përshiu më së shumti shfaqjen e filmave me tematikë të drejtuar drejt LGBT.[7]
Organizata EGAL (maqedonisht: ЕГАЛ) është organizata më e vjetër e cila punon në fushën për çështjet shëndetësore për personat gej dhe lezbike. Koalicioni “Të drejtat seksuale dhe shëndetësore për komunitetet e margjinalizuara” punon pjesërisht në fushën e të drejtave LGBT dhe organizon aktivitete të ndryshme për të promovuar barazinë. Kjo organizatë ka bashkë-organizuar Javën e Krenarisë në 2013.[8]
Qendra mbështetëse për LGBTI (maqedonisht: ЛГБТИ Центар за поддршка) është vartëse e Komitetit të Helsinkit për të drejtat njerëzore në Republikën e Maqedonisë me vendndodhje në Shkup e cila punon për të ndryshuar statusin social dhe ligjor të personave LGBTI në Maqedoni nëpërmjet forcimit të komunitetit, advokimit dhe ofrimit të ndihmës ligjore falas.
Referime
Redakto- ^ [1] Arkivuar 17 korrik 2012 tek Wayback Machine
- ^ http://abcnews.go.com/International/wireStory/macedonia-ban-gay-marriage-constitution-24583998
- ^ "Article about the need for protection of LGBT rights". Arkivuar nga origjinali më 20 janar 2015. Marrë më 7 dhjetor 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "The Family Law" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 4 mars 2016. Marrë më 7 dhjetor 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Sinisa Jakov Marusic (2013-05-03). "Macedonia Gay Rights Record 'Worst in Balkans'". Balkan Insight. Marrë më 2014-04-11.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ https://docs.google.com/viewer?a=v&q=cache:WOG_pB_910IJ:www.globalrights.org/site/DocServer/Shadow_Report_Macedonia.pdf+lgbt+rights+in+macedonia&hl=bg&gl=bg&pid=bl&srcid=ADGEESg69raW02ZSY55ZtYvLZA4oOMeMj7kvpNZ0ufqUxME07AgQkEJmloWL39jrWobejTzauBR2JI_xZVbBUe-8AZlvhy2If6AB-e4D9q4OiknO0D2LcP-yTauhelzpMYY7tgbc6WPC&sig=AHIEtbRHM0J7aKjTYeZRvJZGdImty2mbfA Report on LGBT rights in Macedonia
- ^ "Article about the Skopje Pride Week". Arkivuar nga origjinali më 27 qershor 2013. Marrë më 7 dhjetor 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Programme of the Skopje Pride Week". Arkivuar nga origjinali më 27 qershor 2013. Marrë më 7 dhjetor 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)