Të drejtat LGBT në Sllovaki
Personat lezbike, gej, biseksualë dhe transgjinorë (LGBT) në Sllovaki përballen me sfida ligjore që personat jashtë komunitetit LGBT nuk i ndeshin. Aktiviteti seksual midis çifteve brenda gjinisë së njëjtë është i legalizuar në Sllovaki, por të mirat e përbashkëta ekonomike nuk mund të ndahen midis partnerëve në një çift brenda gjinisë së njëjtë, në ndryshim nga mbrojtja ligjore që gëzojnë çiftet heteroseksuale.
Sllovakia në ndryshim nga shteti fqinj, Republika Çeke, është më konservatore kur vjen puna tek të drejtat e komunitetit LGBT.
Ligji rreth aktivitetit seksual tek çiftet brenda gjinisë së njëjtë
RedaktoAktiviteti seksual i çifteve brenda gjinisë së njëjtë u legalizua në 1962.[1]
Njohja e bashkëjetesës civile të çifteve brenda gjinisë së njëjtë
RedaktoNë Sllovaki nuk ka njohje ligjore të bashkëjetesave midis çifteve brenda së njëjtës gjini. Në 4 qershor 2014 parlamenti sllovak miratoi amendimin kushtetues për të ndaluar martesat e çifteve brenda gjinsië së njëjtë, në një rezultat ku 102 deputetë ishin në favor kurse 18 të tjerë kundër legjislacionit.[2]
Mbrojtja nga diskriminimi
RedaktoNjë projektligj kundër Diskriminimit u miratua në 2004, në përputhje me kërkesat e protokollit të Bashkimit Europian mbi mbrojtjen nga diskriminimi në kuadër të shteteve anëtare të tij. KY akt ligjor u zgjerua në vitin 2008 dhe e dekriminalizon diskriminimin me bazë orientimin seksual në një gamë të gjerë fushash si punësimi, edukimi, shërbimet sociale si dhe shumë shërbime të tjera. [3]
Në Maj të 2013, Kodi Penal u amendua për të përfshirë orientimin seksual si një motiv nxitës për krimet e urrejtjes, duke lejuar këtu përmirësimet e ndëshkimit në rastet kur një krim është i motivuar nga homofobia.[4]
Kushtet e jetesës
RedaktoPara e parë e Krenarisë në Sllovaki u zhvillua në 22 maj 2010 në Bratislavë. Një grupim prej 1.000 personash u konfrontuan nga grupimet e ekstremit të djathtë homofobik. Teksa policia kombëtare por dhe ajo bashkiake e Bratislavës arriti ti mbante larg konfliktit fizik dy grupimet, me dhjetëra protestues kundër paradës arritën të depërtonin drejt paradës dhe të gjuanin me gurë drejt pjesëmarrësve në paradë. Demonstratorët në paradë u detyruan ta anullojnë marshimin e tyre drejt qendrës së qytetit, por arritën të kalonin përtej lumit të Danubit nën mbrotjen policore, njëzet e nëntë persona u arrestuan.[5] Parada e Krenarisë ka përmirësuar masat e sigurisë që prej këtij incidenti dhe është suportuar nga shumë ambasada të huaja.[6]
Për momentin në Slovaki ka dy-tre lokale dhe bare që janë miqësore ndaj komunitetit LGBT, në Bratislavë.[7]
Opinioni publik
RedaktoNjë anketë e zhvilluar nga “Pew Global Attitudes” solli rezultatet se 66% e sllovakëve të anketuar besonin se homoseksualiteti duhet pranuar nga shoqëria.[8] Një anketë e zhvilluar nga Bashkimi Europian tregoi se 19% e sllovakëve i mbështesin martesat brenda së njëjtës gjini, gjithsesi një tjetër anketë më e vonëshme tregoi se 50.4% e sllovakëve votojnë në favor të bashkëjetesave të regjistruara civile.[9]
Referime
Redakto- ^ "Kopje e arkivuar" (PDF). Web.archive.org. 26 shkurt 2012. Arkivuar nga origjinali më 26 shkurt 2012. Marrë më 15 dhjetor 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja) - ^ Radoslav, Tomek (4 qershor 2014). "Slovak Lawmakers Approve Constitutional Ban on Same-Sex Marriage". Bloomberg Businessweek. Marrë më 12 korrik 2014.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Kopje e arkivuar" (PDF). Web.archive.org. 23 dhjetor 2009. Arkivuar nga origjinali më 27 shkurt 2012. Marrë më 15 dhjetor 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja) - ^ "Law change criminalises homophobia / Slovakia / Country-by-country / Guide to Europe / Home / ilga - ILGA Europe". Web.archive.org. 30 gusht 2014. Arkivuar nga origjinali më 30 gusht 2014. Marrë më 15 dhjetor 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja) - ^ "Dúhový pochod stopli extrémisti". Sme.sk. Marrë më 15 dhjetor 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Veľvyslanci podporujú Dúhový Pride". Sme.sk. Marrë më 15 dhjetor 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Gay - Slovakia". Web.archive.org. 29 shtator 2006. Arkivuar nga origjinali më 29 shtator 2006. Marrë më 15 dhjetor 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja) - ^ "Chapter 3. Views of Religion and Morality | Pew Research Center". Pewglobal.org. Marrë më 2017-03-12.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Alternatívu k manželstvu podporuje väčšina spoločnosti". Domov.sme.sk. Marrë më 15 dhjetor 2017.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)