Të gjitha rrugët më çojnë tek ti
Të gjitha rrugët më çojnë tek ti poezi, Autori: Bledi Trebicka. Botuesi: Toena. Faqet e librit 120.
Bledi Trebicka me poezitë e tij na vjen me një prurje mjaft cilësore. Komunikimi i autorit vjen i realizuar artistikisht mes impulseve të brendshme dhe detajeve, reflekseve të së përditshmes. Poezia e tij rrjedh lirshëm, duke na dhuruar kënaqësi dhe qetësi.
Teksa lexon këto poezi, e para gjë që të godet është një optimizëm që duket se ngre krye sa herë ka përpara një vështirësi. Copëza të jetës së përditshme vijnë të ngërthyera në poezitë e njëpasnjëshme me një bukuri vargëzimi e natyraliteti.
Nuk je veç rrezja që më ngroh,
Ti je ndriçimi im!Nuk je era që trazon,
Ti je flladi i tretur në ledhatim!
Nuk je rrahja e zemrës, thjesht,
Ty të përket gjithë gjaku im!
Nuk je dikush që strehohesh
Shpirtit përkohësisht!
Ti je ajo që më lë pa fjalë!
Nuk je veç në ëndrrat e mia,
Ti je mendimi im i gjallë!