Të jetosh për të jetuar (Vivir para contarla) është një libër i shkruajtur nga Gabriel García Márquez. Libri u publikua për herë të parë në gjuhën spanjolle në vitin 2002. Të jetosh për të treguar është romani i një jete dhe lexuesit e García Márquez nëpër faqet e saj do të zbulojnë jehonë e karaktereve dhe tregimeve që kanë populluar romanet e tij të paharrueshme si njëqind vjet vetmi ose dashuri në kohën e kolerës.

PërmbajtjaRedakto

Ky vëllim i parë, me më shumë se 800 faqe, tregon historinë e gjyshërve të tij , dashurinë e prindërve të tij aspektin e së tij familjare, veçanërisht të dashur nga García Márquez dhe më në fund jetën e tij deri në vitin 1955, përkushtimin ndaj letërsisë me paraqitjen e romanit të tij të parë, La Hojarasca. Lindja e thirrjes së tij për gazetari dhe udhëtimi i tij në Evropë si një korrespondent i El Espectadorit gjithashtu zënë një pjesë shumë të rëndësishme të vëllimit.

Siç thotë vetë autori në parathënien e librit, "Jeta nuk është ajo që jetoni, por ajo që ju kujtohet dhe si ju kujtohet ajo për ta thënë". Në këtë libër, García Márquez shpjegon me stilin e tij të veçantë - politikak, i papërpunuar dhe i pafajshëm në të njëjtën kohë - se si jeta e tij ishte në periudhën midis lindjes së tij (1927) largimin e tij si korrespondent në Evropë (1955), veçanërisht zhvillimin e aspekteve të historinë e tij që shpjegon se si dhe pse vendosi të ishte shkrimtar dhe gazetar. García Márquez nis hyrjen e librit me një episod ku ishte 20 vjec ,dhe nëna e tij i kërkon ndihmë të shiste shtëpinë e vjetër të familjes në Aracataca García Márquez është në mëdyshje , sapo ka braktisur studimet e tij dhe tani po shpenzon gjithë kohën duke lexuar dhe shkruar - por jo duke u bazuar në llojin e shkrimtarit që dëshiron të jetë ende. Udhëtimi në shtëpinë ku ai kishte qenë më parë, kur ai ishte 8 vjec ,i sjell shumë kujtime dhe e inspiron akoma më shumë për të shkruar .

Personazhet kryesoreRedakto

  • Nicolas Ricardo Marquez Mejia (gjyshi)
  • Tranquiliana Iguaran(gjyshja)
  • Luiza Marquez(mamaja)
  • Gabriel Eligo (Babai)
  • Gabriel Jose de la Concordia Garcia Marquez (vet Gabriel Garcia Marquez)


ReferimeRedakto

[1][2][3][4][5]

  1. ^ https://www.ecured.cu/Vivir_para_contarla
  2. ^ http://www.complete-review.com/reviews/garciamg/vivirpc.htm
  3. ^ http://www.elcultural.com/revista/letras/Vivir-para-contarla/5554
  4. ^ https://www.poemas-del-alma.com/blog/libros/resumen-de-vivir-para-contarla
  5. ^ https://sq.wikipedia.org/wiki/Gabriel_Garc%C3%ADa_M%C3%A1rquez