Të zhdukurit gjatë luftës në Kosovë
Të zhdukurit gjatë luftës në Kosovë (1998-1999) përfshijnë një numër prej rreth 6000 personave, nga të cilët 1653 persona ende nuk janë gjetur.[1] Lufta në Kosovë shkaktoi edhe shumë dëme të tjera të rënda në popullatën shqiptare: dëbime masive, shkatërrime vendbanimesh, vrasje të shumta, burgosje, dhunime, tortura etj.
Mënyrat e zhdukjes
RedaktoMënyrat e zhdukjes të qytetarëve të Kosovës gjatë luftës kanë qenë të ndryshme. Në shumicën e rasteve personat janë ndalë dhe kidnapuar nga kolonat duke ikur në shtëpitë e tyre, ose janë nxjerrë nga shtëpitë dhe nuk janë gjetur më kurrë. Në rastet kur janë marrë nga shtëpitë, forcat serbe nuk kanë dhënë asnjë sqarim por në disa raste kanë deklaruar se kanë urdhër prej eprorëve se duhet të merren për biseda dhe pas bisedave do të kthehen në familje. Karakeristikë e përbashkët për të gjitha mënyrat e zhdukjes është se paraprakisht kanë qenë të planifikuara, të organizuara dhe janë kryer në mënyrë sistematike nga forcat policore, ushtarake e paramilitare serbe. Pohim se zhdukja e të vrarëve është bërë në mënyrë sistematike dhe të organizuar nga strukturat më të larta politike të Serbisë e argumenton aktgjykimi i Tribunalit të Hagës. Me këtë aktgjykim është shpallur fajtor Vlastimir Djordeviç, ish-zëvendës ministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe shef i Departamentit të Sigurisë Publike për shkak se me dijeninë dhe urdhërin e tij është bërë varrosja dhe transportimi i 889 kufomave të shqipëtareve nga Kosova dhe është bërë rivarrimi në varreza masive në Serbi.[2]
Mosha e personave të zhdukur
RedaktoRreth 80% e personave të zhdukur kanë qenë meshkuj të moshës vitale prej 18 deri në 40 vjeç, por në një përqindje më të vogël janë edhe personat e moshës 41 deri në 60 vjeç. Ka pasur raste që janë rrëmbyer dhe janë zhdukur dhunshëm edhe personat më të moshuar se 60 vjeç.[3]
Varrezat masive
RedaktoNumri i varrezave masive të shqiptarëve të vrarë është i madh dhe nuk mund të konstatohet. Një numër i madh i tyre është gjendur në Kosovë dhe Shqipëri. Në Kosovë janë zbuluar 137 varreza masive, ku në një varrezë të tillë u gjetën 5 deri në 158 kufoma (në Lubeniq, Jabllanicë, Ferizaj etj.) Duhet përmendur varrezat masive në Izbicë ku u gjetën kufomat e 158 shqiptarëve. Varrezat e shqiptarëve në Serbi u zbuluan në Petrovo Selo, Bajina Bashta, Peruaç, Bajtanicë, Rashkë etj. Gjatë punës në hulumtimin e krimeve të luftës Tribunali i Hagës nga Marsi i vitit 2000 ka indentifikuar 529 varreza masive, në të cilat janë zbuluar 4300 trupa të të vrarëve.[4]
Mënyra e hulumtimit të të zhdukurve
RedaktoKy hulumtim është kryesisht i karakterit empirik por është edhe i aspektit juridik sociologjik dhe psikologjik. Gjatë hulumtimit është shfrytëzuar metoda e mbledhjes së të dhënave nga bazat e dhëna të Komisionit Qeveritar të Kosovës për personat e zhdukur si dhe nga të dhënat e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.[5]
Raportimi i radio “Kosova Press”
RedaktoNë librin “Arkivi i luftës” (i agjencisë shtetërore informativë) “Kosova Press” ( vëllimi i parë) që përfshin datat nga 4 janar - 28 shkurt 1999, raportohen rastet e para të zhdukjeve të personave civil në Pejë, duke theksuar raste ku milicia serbe kishte shkuar në familjen e personit të vrarë duke e marrë kufomën me pretekst për t’ia bërë autopsinë në Prishtinë. Fq.393. Gjatë kësaj periudhë rrëmbimet e shqiptarëve po bëheshin përditshmëri në Pejë, raporton Kosova Press. Fq.408
Në librin “ Arkivi i luftës” (i agjensisë shtetërore informative) “Kosova Press” ( vëllimi i dytë II) që përfshin të dhëna për gjendjen e rënde në Kosovë dhe luftën që po ndodhte aty dhe i cili mban të dhëna nga 1 Mars -10 Prill 1999, gjejnë një raport të KMDLNJ-së (Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave Dhe Lirive të Njeriut) mbi shkeljen e të drejtave dhe lirive të njeriut në Kosovë gjatë muajit Shkurt 1999. Ky raport duke shpjeguar për hapjet e reja të fronteve të luftës në Kosovë, për pasojë kishte viktima, shkatërrime materiale, njerëz të zhvendosur nga shtëpite e tyre , të arrestuar dhe shumë të zhdukur. Në këtë raport thuhet se përveq të gjithë keqtrajtimeve të tjera, vrasjeve, masakrimeve, dëbimeve etj., KMDLNJ ka regjistruar vetëm për muajin Shkurt 39 raste të zhdukjes apo të kidnapimit, disa nga të cilët janë gjetur të vrarë e të masakruar. Fq.131 Po në këtë vëllim të “Kosova Press” njofton se më datën 2 Prill në fshatin Kotlinë të Kaçanikut një javë më parë janë kidnapuar 27 civil shqiptare. Burrat ishin ndarë nga familjet e tyre dhe mendohet se janë ekzekutuar dhe janë futur në një varrezë te përbashkët. Fq.453 Për një njoftim tjetër i mëvonshëm i datës 8 Prill nga burimet e UCK shohim se është zbuluar një varrezë masive po në fshatin Kotlinë të Kaçanikut, aty mendohet se janë varrosur 27 shqiptarë që në atë kohë mendoheshin si të zhdukur. Gjithashtu mendohet se varrosja e këtyre viktimave duhet të jetë bërë nga mesi i muajit Mars. Por nga kjo e dhënë dyshohet se varreza është e minuar dhe nuk është arritur të hulumtohet pa i njoftuar ekspertët përkatës. fq.514
Referime
Redakto- ^ Salihu, Ismet; Nushi, Pajazit (2015). Personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë 1998\99. Prishtine: Instituti për hulumtimin e krimeve të luftës. fq. 21.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Rruga drejt drejtesise. www.icty.org/sid/10606. fq. 19.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Salihu, Ismet; Nushi, Pajazit (2015). Personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë 1998\99. Prishtine: Instituti për hulumtimin e krimeve të luftës. fq. 22.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Salihu, Ismet; Nushi, Pajazit (2015). Personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë 1998\99. Prishtinë: Instituti për hulumtimin e krimeve të luftës.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ ICRC Statistikat-Kontesti i Kosoves. Kryqi i Kuq Nderkombetar. 2014.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)