Tahir Kastrati
Tahir Kastrati ka lindur në qytetin e Fierit më 04.08.1946. Shkollën e mesme e ka kryer në qytetin e lindjes Fier. Kryen studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, Dega Matematikë në vitin 1970. Në vitin 1978 – 1991, ka qenë arbitër i kategorisë së parë duke gjykuar mjaft ndeshje në kategoritë e ndryshme të futbollit shqiptar. Në vitet 1991 – 1994, ka qenë kryetar i Komisionit Tekniko-Arbitrar në FSHF. Nga viti 2004 e në vazhdim, është President i Shoqatës „Bashkimi i Arbitrave të Futbollit Shqiptar“. Jeton në Fier dhe aktualisht është Drejtor i Drejtorisë Rajonale Arsimore në Qarkun e Fierit.