Tahogjenerator quhet makina rrotulluese e clia në rast se mekanikisht rrotullohet me shpejtësi të rrotullimit n, në bornat dalëse të saj jep tensione që janë në përpjesëtim me shpejtësinë e rrotullimit. Tahogjeneratori mundëson matjen e saktë të shpejtësisë së rrotullimit dhe bën që shpejtësia e rrotullimit, në proceset e matjeve dhe të rregullimit, të hyjë si madhësi elektrike.

Tahogjeneratori

Llojet e tahogjeneratorëve

Redakto

Tahogjeneratori i rrymës së vazhduar

Redakto
 
Tahogjeneratori i rrymës së vazhduar

Tahogjenerator i rrymës së vazhduar sipas funskisonit është i njëllojtë me gjeneratorin e rrymës së vazhduar me fluks të eksitimit konstant. Në këtë rast f.e.m. e induktuar në gjenerator është në përpjestim me shpejtësinë e rrotullimit. Fluksi konstant realizohet me eksitim të pavarur (Fig.) apo me magnet të përhershëm. Në mënyrë që ndryshimi ndërmjet f.e.m. të induktuar dhe tensionit të matur me instrument të jetë sa më i vogël, rrymat e ngarkesës së tahogjeneratorit duhet të jenë sa më të vogla, kështu që reaksioni i armaturës nuk përfillet. Tensioni përkatësisht f.e.m. e induktuar është në përpjestim me shpejtësinë e rrotullimit, pra:

 

Konstruksioni

Redakto
 
Konstrukcioni i Tahogjeneratorit DC

Tahogjeneratori i rrymës së vazhduar përbëhet prej:

  • Statorit me magnet permanent,
  • Komutatorit, i cili rrotullohet me rotor,
  • Rotorit, i cili rrotullohet me bobinën e mbështjellur prej hekurit dhe me komutatorin,
  • Bobina, ku fundet e telave janë të lidhura me komutatorin dhe
  • Terminalet dalëse.

Tahogjeneratori i rrymës alternative

Redakto
 
Tahogjeneratori i rrymës alternative

Tahogjeneratorët me rrymë alternative, në stator kanë dy pështjella (Fig.), pështjellën e eksitimit A dhe pështjellën e sinjalit B, të zhvendosura në hapësirë nga njëra tjetra për këndin π/2.

Pështjellat e eskitimit të tahogjeneratorit me rrymë alternatikve lidhet në rrjetin e rrymës alternatikve me tension dhe frekuencë konstante. Në pështjellën e sinjalit lidhet aparati matës i shpejtësisë ose elementi matës i sistemit të rregullimit automatik. Rotori i tahogjeneratorir përgatitet me pështjellë në formë kafazi. Pështjella e eskitimit A krijon fluksin  , i cili është pulsues. Kur rotori është i palëvizshëm ky fluks në përshtjellën e rototir indukton f.e.m. transformuese. Rrymat që kalojnë në rotor për shkak të kësaj f.e.m. krijojnë një fluks të kundërt me fluksin  . Këto flukse, duke qenë në pozitë normale me boshtin e pështjellës së sinjalit, nuk induktojnë f.e.m. në të, d.m.th. për   tensioni  . Gjatë rrotullimit të rotorit në pështjellën e tij induktohen f.e.m. rrotulluese, kështu që në rotor do të induktohet një sistem tjetër rrymash, i cili krijon fluksin   normal me fluksin  . Fluksi   pulson me të njëjtën frekuencë me fluksin   dhe indukton në pështjellën e sinjalit f.e.m.  . Vlera efektive e f.e.m.   është në përpjesëtim të drejtë me shpejtësinë e rrotullimit të rotorit.

Konstruksioni

Redakto
 
Konstrukcioni i Tahogjeneratorit AC

Tahogjeneratori i rrymës alternative përbëhet prej:

  • Rotorit me magnet permanent,
  • Statorit me pështjellat e tij dhe
  • Terminalet dalëse të tensionit alternativ


Referimet

Redakto
  1. Gani Latifi, "Shndërrimi i Energjisë", Prishtinë 1997
  2. Përkufizimi dhe ndërtimi i Tahogjeneratorëve, http://elektronika-dasar.web.id/artikel-elektronika/definisi-dan-konstruksi-tacho-generator/