Tamara Adrián
Tamara Adrián (lindur në 20 shkurt 1954 në Caracas) është një politikane venezueliane, e emëruar në Asamblenë Kombëtare të Venezuelës në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në 2015.[1] Ajo njihet si personi i parë transgjinor që emërohet në zyrat shtetërore në Venezuelë, si dhe personi i dytë transgjinor që emërohet në legjislacionin kombëtar në hemiseferën perëndimore;[2] disa media e portretizuan atë në fillim si anëtarja e parë transgjinore e një organi ligjvënës në Amerikën Latine, por kjo u korrigjua më vonë pasi doli në pah emërimi i Michelle Suárez Bértora në senatin e Uruguajit në 2014.
Ajo është pjesë e partisë politike “Popular Will”, një ndër forcat opozitare të qeverisë vendase të udhëhequr prej "PSUV", me kryetar Nicolás Maduro. Ajo nisi punën pranë Asamblesë Kombëtare në Venezuelë në 14 janar 2015.[3] Gjatë mandatit të saj, Adriana u përpoq të promovonte të drejtat e njeriut, akses të barabartë në shërbimet publike si dhe martesat brenda së njëjtës gjini.
Përpara emërimit në organin ligjvënës venezuelian, Adrián ka punuar si avokat dhe aktivist LGBT,[4] duke përfshirë këtu eksperiencën si anëtar bordi organizatës ILGA si dhe pjesë e komitetit organizues për Ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë. Ajo u detyrua të regjistronte kandidaturën e saj me emrin mashkullor qëmori në lindje, pasi legjislacioni venezuelian nuk e lejon një person transgjinor që të ndryshojë në rrugë ligjore emrin e tyre.
References
Redakto- ^ "Tamara Adrián se convierte en la primera diputada transgénero en la historia de Venezuela" Arkivuar 8 nëntor 2017 tek Wayback Machine. Noticia Al Día, December 7, 2015.
- ^ "Venezuela Elects First Transgender Congresswoman in the Americas". Out, December 7, 2015.
- ^ http://www.voluntadpopular.com/index.php/ver-noticia/component/content/article/8-noticias/4079-asamblea-nacional-juramento-a-tamara-adrian-primera-diputada-transgenero-en-venezuela Arkivuar 23 janar 2019 tek Wayback Machine (in Spanish)
- ^ "Venezuela's first transgender candidate Tamara Adrián to run for Congress". Sydney Morning Herald, August 8, 2015.