Tamatebako (Japonisht: 玉手箱) është emri i një kuti misterioze që në përrallën popullore japoneze "Urashima Tarō", është një dhuratë ndarëse që peshkatari Urashima Tarō mori nga zonja e detit (Otohime), pas qëndrimit të tij në Pallatin e Dragoit (ose Hōrai), për të të cilin e ftuan pasi ai shpëtoi një breshkë.

Versioni modern i të cilit përgjithësisht bazohet në librin kombëtar.[1] Thuhet se peshkatari Urashima Tarō ishte i ftuar në një pallat deti (Ryūgū-jō ose Pallati i Dragoit) nga princesha Otohime pasi shpëtoi një breshkë.[2][3] Ai kaloi disa ditë,[2] dhe pas largimit të tij mori tamatebako ("kuti thesari"[4]) me udhëzime të qarta për të mos hapur kurrë kutinë. Kur u kthye, prindërit e tij kishin vdekur dhe ai nuk njihte askënd. Në ankth ai harroi se çka i tha princesha. Kur ai hapi tamatebako, një tym i bardhë doli dhe ai u shndërrua në një burrë të vjetër dhe me flokë të bardhë.[2]

Tregimi ka versione të ndryshme, në disa versione tjera thuhet se kur Urashima Tarō hapi kutinë, brenda saj ishte penda e lejlekut ose një pasqyrë. Penda nga kutia e parë e mbërtheu më pas në shpinën e tij, duke e shndërruar tani Urashimën në një lejlek, dhe princesha u shfaq në maskën e një breshke për ta parë.[5]

Referimet

Redakto
  1. ^ Holmes (2014), f. 6, citing Miura (1989), p. 21
  2. ^ a b c Holmes (2014), ff. 151–152, translation of 3rd edition national textbook as primary source #13.
  3. ^ "Sea Palace" or Ryūgū Holmes (2014), f. 105; "princess" or Otohime, p. 104.
  4. ^ Holmes (2014), f. 152: "beautiful box", "treasure box"; p. 107: "tamatebako".
  5. ^ Seki (1963), ff. 111–114, reprinted in: Tatar (2017), ff. 167–171