Tang Jiaxuan
Tang Jiaxuan (kinezçe: 唐家璇) ishte ministri i jashtëm i Kinës nga viti 1998 deri në vitin 2003.
Jetëshkrimi
RedaktoTang Jiaxuan lindi në janar të vitit 1938 në Shangai. Shtëpia e të parëve ishte në Zhenjiang të provincës Jiangsu. Në vitin 1973, Tang Jiaxuan u pranua nga Partia Komuniste e Kinës. Pas mbarimit të mësimeve të shkollës së mesme, ai u pranua nga fakulteti i gjuhës angleze i Universitetit Fudan të Shangait. Nga viti 1970 deri në viti 1978, Tang Jiaxuan ishte drejtuesi i Shoqatës së Miqësisë së Jashtme të Popullit Kinez dhe drejtuesi i Shoqatës së Miqësisë Kino-Japoneze. Nga viti 1988 deri në vitin 1991, Tang Jiaxuan ishte këshilltari dhe legata e Ambasadës së Kinës në Japoni. Nga viti 1991 deri në vitin 1993, ishte ndihmësi i ministrit të jashtëm. Nga marsi i vitit 1993 deri në mars të vitit 1998, ishte zv-ministër i jashtëm. Në mars të vitit 1998, u bë ministri i jashtëm. Në mars të vitit 2003, u bë anëtari i Këshillit të Shtetit.