Tanja Lange është kriptografe dhe teoriciene e numrave në Universitetin e Teknologjisë Eindhoven. Ajo ka lindur ne Bad Gandersheim të Gjermanisë dhe është e njohur për kërkimet e saja mbi kriptografinë post-kuantike. [1]

Punëdhënëse: Universiteti i Teknologjise Eindhoven

Edukimi dhe karriera

Redakto

Në vitin 1998 Lange fitoi diplomë matematike nga Universiteti Teknik i Braunschweig. Lange në vitin 2001 përfundoi doktoraturën në Universitetin Duisburg-Essen. Disertacioni i saj, u mbikëqyr nga Gerhard Frey dhe YoungJu Choie dhe kishte të bënte me Aritmetiken Efikase në Kthesat Hipereliptike .

Pasi kreu studimet e doktoratures në Universitetin Ruhr Bochum Lange, në vitin 2005 punon si profesoreshë në Universitetin Teknik të Danimarkës. Në vitin 2007 Lange u transferua në Universitetin e Teknologjisë Eindhoven si profesoreshë me kohë të plotë.

Në Eindhoven, Lange drejton teorinë e kodimit dhe grupin e kriptologjisë gjithashtu është drejtoreshë shkencore e Institutit Eindhoven për Mbrojtjen e Sistemeve dhe Informacionit. Gjithashtu është koordinatorja e PQCRYPTO, një partneritet evropian shumë-universitar për t'i bërë komunikimet elektronike dëshmi për të ardhmen kundër kërcënimeve siç është faktorizimi kuantik. Ajo është një nga autoret kryesore të Doracakut të Kriptografisë së Lakoreve Eliptike dhe Hipereliptike, botuar në 2005. [2]

Referime

Redakto
  1. ^ "Tanja Lange". ICMC20, April 28 - May 1, Maryland, USA (në anglishte amerikane). 2017-02-20. Arkivuar nga origjinali më 6 prill 2020. Marrë më 2019-06-14.
  2. ^ "Handbook of Elliptic and Hyperelliptic Curve Cryptography". CRC Press (në anglisht). Marrë më 2019-05-24.