Tartufi është pjesa frutore e kërpudhës Ascomycete, një nga shumë tipet e kerpudhave Tuber. Tartufi futet në familjen e kërpudhave Ectomycorrhizal-e dhe gjenden zakonisht në afërsi të rrënjëve të pemëve. Disa prej llojeve të tartufit janë shumë të kushtueshme në tregun ushqimor. Kuzhinieri francez Jean Anthelme Brillat-Savarin i quan: “Diamanti i kuzhinës”. Tartufi I ngrënshëm është shumë I vlerësuar në kuzhinat e vendeve si Franca, Kroacia, Greqia, Gjeorgjia, Italia, Spanja si dhe në vendet e Lindjes së Mesme.

Aspekti Biologjik

Redakto

Micela e tartufit formohet nga marrëdhëniet simbiotike midis rrënjëve të disa pemeve si : Pisha, Lisi, Lajthia, Ahu, Shkoza. Rritja e tyre mundësohet nga prania e argjiles ose gëlqeres në toka të thata, me nivel neutral ose alkalin aciditeti. Kjo bimë prodhon frutit gjatë gjithë vitit në varësi të llojit dhe mund të gjendet midis shtresës se humusit dhe dhéut.

Llojet e Tartufit

Redakto

Tartufi i zi

Redakto

Tartufi i zi (Tuber melanosporum) është lloji i dytë më i shtrenjtë. Ky lloj ka e ka marrë emrin nga rajoni i Périgordit në Francë dhe rritet në afërsi të pemës së lajthisë dhe lisit. Mblidhen në perudhën e fund-vjeshtës dhe dimrit.

Tartufi i verës ose i Burgundit

Redakto

Tartufi i zi I verës (Tuber aestivum) gjendet përgjithësisht në Europë dhe vlerësohet në bazë të veçorive gastronomike. Tartufi i Burgundit (Tuber unicinatum me emërtim të ndryshëm, por i njëjti lloj) mblidhen në vjeshtë deri në fund të dhjetorit dhe kanë ngjyrim më të errët si dhe aromë më të fortë.


Tartufi i Bardhë

Redakto

Tartufi “i bardhë” (Tuber magnatum) në zonën e Italisë Veriore, Francës jugore, në gadishullin e Istrias si dhe në pyllin e Motovun-it. Rritet në afërsi të pemës së lajthisë dhe lisit dhe mblidhen në periudhën e vjeshtës.

Lloje të tjera :

Redakto

• Tartufi i zi i Oregonit (Leucangium carthusianum) • Tartufi veror i bardhë i Oregonit (Tuber gibbosum) • Tartufi dimëror i Oregonit (Tuber oregonense) • Tartufi i arrës amerikane (Tuber lyonii)

Perdorimet gastronomike

Redakto

Për shkak të cmimit të lartë si dhe aromës së fortë, tartufi përdoret në sasi të vogla. Mund të gjenden të freskëta ose të konservuara. Shpesh tartufi i bardhë shërbehet i pagatuar , i grirë në makarona, sallata. Tartufi i zi ose i bardhë i prerë ne feta të holla përdoret në gatimin e mishit.

Vaji i tartufit

Redakto

Vaji i tartufit përdoret në mungesë të tartufit, për të dhënë shije ose për të ndjerë me shumë shijen e tartufit në ushqim. Gjithësesi shumica e vajrave të tartufit nuk përmbajnë tartuf. Shumica e tyre kanë në perbërje vaj ulliri me shije artificiale tartufi.

Vodka tartufi

Redakto

Vodka “Black Moth” është e para pije alkoolike e cila prodhohet duke përdorur tartufin e zi të Périgord-it. Prodhimi i saj nuk bëhet në mënyrë sintetike si në rastin e vajit të tartufit. Përdorimi i kësaj vodke varion nga kokteile në perdorim gastronomik.