Tatjana Radoja
Tatjana Radoja Sotiri lindi ne vitin 1954. Ishte nje aktore shqiptare e cila interpretoi ne disa filma shqiptare si Ledja tek Streha e re (1977), Gruaja e Martinit tek Përballimi (1976), Gruaja e Petros tek Ndërgjegjja (1972) etj. Ka punuar si mësuese frëngjishte ne shkollen Xhezmi Delli ne Tirane. Ka qenë bashkëshortja e kompozitorit te njohur shqiptar Robert Radoja si edhe motra e Liljana Hoxhës, që është gruaja e Sokol Hoxhës, djalit të Enver Hoxhës. Ajo ka qenë edhe pjesëmarrëse ne trion e jurisë ne Festivalin e RTSH-së. Tatjana u nda nga jeta në moshë shumë të re ne periudhën e ndërrimit të sistemeve në Shqipëri nga nje sëmundje e rëndë gjenetike.