Tavë me patate të reja
Përbërësit
RedaktoPër përgatitjen e gjellës për 4 persona nevojiten:
- 2 kg patate të reja
- 1 pulë
- 1 purri
- 1 qepë
- 1 domate
- 1 spec
- 1 karrotë
- 3-4 këpurdha;
- melmesa sipas dëshirës
Përgatitja
RedaktoFillimisht zihet pula me pak kripë dhe vegetë. Në tavë hudhen patatet dhe të gjitha perimet e shënuara, më parë të coptuara në pjesë të mëdha. I hudhen melmesat (kripe, biber, vegetë, biber të kuq etj.) dhe pak vaj ulliri dhe përzihen. Pastaj i hudhet pak lëng i pulës dhe futen në furrë deri sa të skuqen. Para se të skuqen mirë ju bashkohet edhe mishi.