Tavë peshku me hudhra

Përgatitja

Redakto

Peshku i pastruar dhe i larë pritet në copa, i hidhet kripë, piper. Lyhet me miell dhe skuqet në tigan me yndyrë të nxehtë, por duhet pasur kujdes të mos kuqet shumë (sa të marri ngjyrë). Hiqet dhe vihet në një pjatë. Në yndyrën e tepruar në tigan hidhen hudhra të grira trashë shtohet miell i cili kaurdiset pak pastaj salcë domatesh. Të gjitha këto përzihen me njëra-tjetrën shuhen me uthull pastaj shtohet pak ujë, kripë, piper e gjethe dafine. Masa hidhet në tavë dhe vihen sipër copat e peshkut të skuqura lehtë si me sipër dhe piqet në furrë 15-20 minuta duke i hedhur pastaj majdanoz të grirë hollë në procesin e fundit të pjekjes.