Teatri i Butrintit
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
39°44′46″N 20°01′13″E / 39.746111°N 20.020278°E
Teatri i Butrintit Shpella e teatrit shtrihet brenda një strukture katrore, e mbështetur nga mure anësore të përforcuara me qoshe, në imitim të një modeli të njohur të teatrit në Dodona. Shkallët kanë pesë ndarje, të ndërtuar me gurë të mëdhenj, me një gjatësi rreth 1 metër. Ndarja e ulseve bëhej sipas statusit, ku në rreshtat e para pranë skenës uleshin njerëzit më autoritarë, me hapsirë të posaçme për të shlodhur këmbët.[1]. Mendohet se teatri kishte një kapacitet prej 2500 vendesh, u ndërtua në shek IV-III-të para Krishtit, zbulimi i tij zgjati për rreth 4 vjet nga Ugolini ndodhet në anën jugore të Akropolit të qytetit. Përbëhet nga vendet e ndenjes, skena dhe orkestra. Kishte 19 rreshta me blloqe guri që shërbenin si ndenjëse dhe 3-4 radhë në krye. Janë ruajtur të plota 13 shkallët e para. Për të kaluar midis rreshtëve shërbenin 6 palë shkallë guri në fillim zbukuroheshin me dy putra Luani. Sfondi para skenës përbëhet nga një mur i lartë me tre harqe me zbukurime mermeri, aty vendoseshin shtatore sipas modeleve të kohës. Sheshi i skenës u shtrua me rrasa guri në periudhën Osmane. Para shkallëve gjendet vendi i orkestrës ka formën e një harku është e shtruar me gurë gëlqeror me forme kuadrati. Skena është e ngritur më lartë se sheshi i orkestrës. Skena përbëhet nga dy mjedise : paraskena dhe prapaskena. Në prapaskenë ndodhen korridoret e ngushta që shërbenin për hyrjen dhe lëvizjen e aktorëve këtu gjenden edhe disa mbishkrime për lirimin e skllevërve. Thuhet që janë liruar shumë skllevër një pjesë e të cilëve ishin gra.
Festivali Ndërkombëtar i Teatrit
RedaktoDuke filluar nga viti 2000, për herë të parë pas 2400 vitesh zhvillohet Festivali Ndërkombëtar i Teatrit "BUTRINTI 2000". Në 11 edicione të këtij festivali kanë marrë pjesë shumë trupa teatrore profesioniste nga mbarë bota. Në skenën magjike të këtij teatri kanë pasur fatin të luajnë mbi 2250 artistë dhe janë ndjekur nga rreth 45.000 spektatorë vendas e të huaj. Festivali organizohet nga Qendra Kombëtare e Teatrit Mesdhetar me mbështetje e MTKRS, Bashkisë Sarandë, Parkut Kombëtar Butrint [2] si dhe me ndihmësen e disa donatoreve.
Referime
Redakto- ^ Publikimi i librit "Archeological treasures from Albania" Volumi II nga Shtëpia Botuese Migjeni https://shtepiabotuesemigjeni.wordpress.com/ Vizituar më 16 janar 2016
- ^ Parku Kombëtar i Butrintit http://www.expoaus.org/al/. Vizituar më 16 janar 2016.
- Archaeological treasures from Albania. Vëll. II. Shtëpia Botuese Migjeni. 2012. fq. 143–194. ISBN 978-99943-943-7-1.
{{cite book}}
:|access-date=
ka nevojë për|url=
(Ndihmë!); Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Teatri i Butrintit. |