Teatri i Kukullave në Elbasan
Teatri i Kukullave ka nisur aktivitetin në godinën e Bashkimeve Profesionale në maj të vitit 1951 në klubin “1 Maji” të qytetit të Elbasanit. Duke filluar nga ajo kohë, ky teatër ka parë me mijëra spektatorë të vegjël që kulmonin në festat e ndërrimit të viteve, ku të gjithë më të dalluarit mblidheshin bashkë për të ndjekur aktorët e këtij teatri që me kukulla e imitime ishin gëzimi për t’u argëtuar.