Teatri në Shqipëri
Prania e ndertimeve te teatrove antike monumentale arkitektonike , në qendrat ilire si Apoloni, Butrint, Bylis (Hekal), Nikoia (Klos), Orik Foinika (Finiq), Sofratikë (pranë Gjirokastrës), Dyrahu (Durrësi), flasin për praninë e aktiviteteve teatrore gjatë antikitetit duke pasur influenca të teatrit të antikitetit grek, me të cilin këto qendra mbajtën lidhje për shumë kohë. Apolonia, padyshim, është një nga qendrat më me zë të kohës. Në shkallët e teatrit zinin vend 7000 vetë. Po ne odeonin e Apolonisë zhvilloheshin shfaqje letraro-muzikore (shekulli II para erës së re).
Gjatë periudhës së mesjetës, kemi përsëri aktivitete shoqërore me natyrë teatrore të karakterit folklorik.
Drama dhe lëvizja teatrore rinisi ne kuadrin e lëvizjes se Rilindjes kombëtare. Më 1874 Koto Hoxhi organizoi shfaqjen e pare teatrale me subjekt nga Dasma e Lunxherise me trupen e nxënësve te shkollës normale “Ta Zografia” të Qesaratit. Më 1899, u dha nga një grup shkollor në Korçë, vepra e Shekspirit, “Otello”.
Në vitin 1875, Sami Frashëri (1850-1904), botoi në turqisht dramën me subjekt shqiptar “Besa”. Kjo vepër u botua në shqip më 1901. Pas kësaj, më 1880, Leonard de Marlino (1830-1923), shkroi “Nata e Këshëndellave”. Më 1882, Pashk Babi shkroi “Biri i Çifutit”, Françesk Anton Santori shkroi “Ermira”, Gjergj Fishta “Shën Françeska e Azisit”, më 1909.
Po ne kuadrin e luftës për pavarësi ne vitin 1902, Fan S. Noli shkroi “Izraelite dhe Filistine”, Kristo Floqi, më 1912, shkroi “Fe e Kombësi”. Po kështu, kemi shkrime dramaturgjike, Shtjefën Gjini, Mihal Grameno, për të ardhur tek Andon Z.Çajupi, me “Burri i Dheut”, “14 vjeç Dhëndër”, “Pas Vdekjes”. Në vitet e para të shekullit XX, krijohen shoqëri apo klube, që zhvillonin aktivitete teatrore, si Klubi “Labëria”, më 8 Shtator 1902, Klubi “Bashkimi” në Delvinë, më 1909, Shoqëria e grave “Ylli i Mëngjesit”. Do të vinë më vonë autore si Haki Stërmilli, më 1921, me veprat “Dashuri dhe Besnikëri”, “Agimi i Lumnueshem”, “Dibrania e Mjerueme”; Foqion Postoli, me “Lulja e Kujtimit”; Kristo Floqi me “Karl Topia”, etj.
Duhet nënvizuar aktiviteti i gjeniut te skenave evropiane Aleksandër Moisiu (1879-1935). Pavarësisht, se aktiviteti i tij teatror i përket në pjesën më të madhe skenave gjermane, është fakt i pamohueshëm, që ai trashëgonte nga origjina e vet shqiptare, virtutet më të mira, si forca e temperamentit, zëri i tij i artë, inteligjenca e tij, plastika e tij e mrekullueshme. Ndër krijimet e tij më të spikatura, janë: “Hamleti”, kufoma e gjallë ; Franc Mori tek “Cubat” e Shilerit ; “Fausti” i Gëtes ; “Edipi Mbret”, etj.
Në fushën e regjisë, në këto vite spikat regjisori i parë protagonist, Sokrat Miho, i cili kishte mbaruar Akademinë Dramatike Muzikore në Paris. Filluan aktivitetin aktore te tille te shquar si Loro Kovaçi, Pjetër Gjoka, Zef Jubani, Mihal Popi, Vangjel Grabocka, Dhorka Sheri, Dhimitër Trajçe, Gaqi Vishi, etj., të cilët më pas, do të ishin pionierët e parë të teatrove profesioniste në Tiranë, Shkodër, Korçë, Vlorë e gjetkë.
Gjatë viteve 1941-1945, periudhë e Luftës II Botërore, në Shqipëri u dallua më tepër, ai që quhej teatri partizan.. Ky lloj teatri, në fillimet e veta, pati një natyrë improvizimi, pra, pa një tekst me bazë dramaturgjike. Më vonë, dhe pikërisht, më 1943, në Prill, kemi melodramën “Vëllavrasja” të Zihni Sakos dhe më vonë, “Kryengritja Shqiptare” e A. Banushit, apo “Margarita Tutulani” e A. Çaçit. Në qytete, në këtë kohë, kemi aktivitete nga grupe amatore, si “Shkëndija” në Tiranë, apo grupi i Gjirokastrës, Durrësit. Episodi i anullimit të dramës “Vilhelm Tel” përgatitur nga profesor Aleks Buda dhe skenografi te Andon Kuqalit, ku spikatën aktorët e rinj, Naim Frashëri dhe Sandër Prosi (dy korifej te ardhshëm te teatrit) përben një moment te rëndësishëm ne historinë e teatrit te asaj kohes.,
Karakteristikë e kësaj periudhe, është edhe “Teatri i burgut”, me një protagonist si Besim Levonja që më vonë, do të bëhej shumë i njohur, me pjesët “Sabaudin Gabrani”, “Peza Heroike”. Përfaqësues tjetër i teatrit të burgut ishte Gjikë Kuqali. Pas 24 Maj 1944 teatri partizan mori formën e një organizimi më të plotë.U hodhën bazat e teatrit Popullor (sot, Teatri Kombëtar .Pas çlirimit, këto grupe të formacioneve partizane, do të shndërroheshin ne teatrot e para profesioniste të vendit tonë, si në Tiranë, Shkodër, Korçë, Durrës dhe më vonë, në Vlorë, Elbasan, etj.
Teatri pas luftës, ashtu si edhe letërsia, u zhvillua ne kornizën e metodës realizmit socialist. Megjithatë u krijuan vepra me vlera te mëdha kombëtare dhe artistike dhe u interpretuan me mjeshteri te larte skenike Hopin më të madh e kemi pas viteve ’60, kur mberritën nga jashtë kuadrot e parë, me të vërtetë profesionistë, si regjizorë dhe aktorë, si : Piro Mani, Andrea Malo, Esat Oktrova, Kujtim Spahivogli, Mihal Luarasi, Zina Andri, Drita Agolli, Pandi Stillu, Andon Pano, Misto Zito dhe aktorët: Kadri Roshi, Lazër Filipi.
Gjatë kësaj periudhe, lindën dramaturgët e parë profesionistë, si: Spiro Çomora, Kol Jakova, Besim Lëvonja, Sulejman Pitarka, Dionis Bubani, Fadil Paçrami, Loni Papa, Teodor Laço, Fadil Kraja, Ruzhdi Pulaha, Dritëro Agolli.
Hapja e shkollës së parë për përgatitjen e aktorëve, që në fillim u quajt “Shkolla e Lartë për Aktorë Aleksandër Moisiu” dhe më vonë, “Fakulteti Skenik pranë Akademisë së Arteve”, hapi një epoke të re në interpretimin teatror. Gërshetimi i eksperiencës së aktorëve me përvojë, me aktore te rinj, që sapo kishin mbaruar shkollën si edhe krijimi veprave (drama apo komedi) me nivel te larte, sollen me vone dhe deri ne ditete sotme krijimin e një shkolle origjinale Shqiptare te interpretimi teatror qe qendron me dinjitet ne mes te shkollave Evropiane te vendeve te tjera
Gjatë këtyre viteve, krahas dramaturgjisë kombetare e cila mori një hov sasior dhe cilësor ku mund të përmenden: vepra si “Toka Jonë”, “Prefekti”, “Familja e Peshkatarit”, “Cuca e Maleve”, “Shi në Plazh”, “Karnavalet e Korçës, “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”, “Hijet e Natës”, “Këneta”, “Shtëpia në Bulevard”, “Mbi Gërmadha”, “Fisheku në Pajë”, “Njollat e Murrme”, “Zonja nga Qyteti” “ Fytyra e Dyte” etj u vunë në skenë edhe kryevepra të letërsisë botërore, si “Hamleti”, “Otello”, “Intrigë e Dashuri”, “Shumë Zhurmë për Asgjë”, “Arturo Ui”, “Nata e 12”, “Zbutja e Kryeneces” “Revizori ”, “Martesa”, etj.
Ne krijimtarinë skenike një vend te veçante zë edhe lëvrimi i komedisë bazuar ne humorin e holle tradicional te popullit shqiptar. Ne periudhe e pare te hershme te komedisë dallohen vepra te mrekullueshme edhe ne ditet tona si “14 vjeç dhender “ dhe “Pas Vdekjes “ te A. Z. Cajupit. Pas viteve 1945, krahas teatrit zhvillim te vrullshëm mori teatri varietese (i nohur si Estrada) duke krijuar trupa me karakter rajonal dhe kombëtar ne te gjitha qytetet kryesore te Shqipërise. Pavaresisht nga tendenciozitet I theksuar klasor I varietese, interpretimi ne humor arriti vlera te larta me aktore si Tano Banushi, Skender Sallaku, dhe deri ne dite tona me Koco Devole, Agim Llakaj, etj
Ne përsosjen e veprave skemnike Shqiptare një rol te veçante luajti edhe skenografia duke filluar me Vangjush Mion (1891-1957) Rok Daberdakun, Ismail Hidrin. Vitet 60 sollën edhe skenografet e pare profesionisre si Agim Zajmi, Hysen Devoli, Shaban Hysa etj.
Vitet ’90, ndikuan edhe në fushën e teatrit si ne në organizimin e vet, edhe në drejtim të metodës së shkrimit të dramaturgjisë. U bene përpjekje nga autorë të rinj për te sjelle nga dramaturgjia kontemporane botërore edhe alternative të reja apo rryma moderne teatrale si teatri absurd. Aktualisht vihen re tendenca pozitive ne drejtim te reformimit organizativ dhe artistik te teatrit qe shpesh demtojne edhe traditën. Pavarësisht kësaj teatri tradicional klasik vazhdon te shfaqet me sukses nga trupa e teatri kombëtar dhe ato trupa te reja private