Teknika e planifikimit të projektit me përdorimin e diagramit të rrjetit


Diagrami i lloit rrjet në planifikimin e projekteve, është një tabele/diagram që tregon rrjedhën e detyrave dhe mvaresite e tyre. Tabela ose diagrami rrjet i një projekti është një mjet që grafikisht përshkruan orarin dhe shërben si baze për PERT dhe CPM metodën. Teknika rrjet për planifikimin e projekteve është një metode e shkëlqyer për te planifikuar projekte te mëdha, por nuk është e përshtatshme për te planifikuar projekte te vogla.[1].

Gjate planifikimit te projektit, me përdorimin e rrjet diagramit, një aktivitet është një detyre që duhet te kryhet, dhe para se një aktivitet/ngjarje tjetër te filloje, duhet te përfundohet aktiviteti paraardhës. Modelet rrjet te një projekti paraqesin aktivitetet ose ngjarjet nëpërmjet nyjeve dhe harqeve.[2]

Menaxhimi i projektit duke përdorur modele te rrjetit

Redakto

Hapi 1 : Përshkruani projektin në aspekt te veprimtarive/aktiviteteve, kohëzgjatjes te aktiviteti, dhe marrëdhëniet e projektit me aktivitetet.

Hapi 2 : Krijoni rrjet diagramin duke përdorur nyje (rathe) dhe shigjeta. Activity-on-node network (AON) ose rrjeti aktiviteti-në-nyje (psh. CPM), vendos aktivitetet në nyje dhe me shigjeta tregon presencen e lidhjes. Activity-on-arc (AOA) network ose rrjeti me aktivitet-në-shigjete (psh. PERT), vendos aktivitetet në shigjete, dhe eventet (kur fillon dhe mbaron aktiviteti, dmth. kohëzgjatja).

Hapi 3 : Llogaritni kohëzgjatjen e aktiviteteve (koha e nevojshme për te përfunduar një aktivitet).

Hapi 4 : Përcaktoni rrugën kritike (critical path), që është shtegu me kohëzgjatje me te madhe në projekt, dhe është rend aktivitetesh që kërkon kohe me te gjate për tu përfunduar (e cila përcakton edhe datën e përfundimit te projektit.

Hapi 5 : Monitoroni progresin e projektit. Aktivitetet kritike (Critical path) - Aktivitetet me te rëndësishme janë ato në rrugën kritike, sepse ata përcaktojnë se kur do te përfundon projekti. Megjithatë, duhet te monitorohen dhe rrugët që nuk janë kritike sepse nëse njëri nga aktivitetet vonohet shumë, atëherë rruga kritike do ndryshon dhe i gjithë projekti do vonohet.[3]

Metodat që përdorin tekniken Rrjet

Redakto

Dy teknikat mjaft te ngjajshme që përdorën për planifikimin e një projekti janë metodat PERT (program evaluation and review technique) dhe CPM (critical path method). Këto metoda përdorin rrjet diagramin për te ndihmuar planifikimin dhe te shfaqin koordinimin e gjithë aktiviteteve.

PERT dhe CPM janë zhvilluar dhe paraqitur në fund te viteve 50-ta. Qe atëherë ata kane qene teknikat me te përdorura për planifikimin e proekteve.[4]

CPM (Critical Path Method/Metoda e Rrugës Kritike)

Redakto

Metoda e rrugës kritike u zhvillua në vitin 1950, si një mënyre për te organizuar dhe përcjellur aktivitetet e shumta gjate planifikimit te një projekti. Përdorimi i metodës CPM mund te ndihomje për te identifikuar dhe koordinuar detyra te ndryshme për përfundimin e një projekti. Nëpërmjet kësaj metode mund te caktohet :

  1. Koha për te përfunduar një projekt.
  2. Planifikim i datës se fillimit dhe mbarimit te një projekti.
  3. Detyrat ose aktivitetet kritike duhet te përfundojnë në kohe, siç janë planifikuar.
  4. Koha rezerve ose "slack time" në dispozicion, dhe gjithashtu sa mund te shtyhen para se te ndikojnë datën e përfundimit te proektit.[5]

PERT (Program evaluation and review technique/Vlerësimi i programit dhe teknika e shqyrtimit)

Redakto

Kjo metode gjithashtu u zhvillua në vitin 1950, për projektin Polaris te marinës te ShBA-se. Kjo metode ka potencialin te ul koston dhe kohen për përfundimin e një projekti. PERT metoda është një model që lejon te caktohet kohe e rastësishme për projektin.

Hapat në procesin e përfundimit te projektit duke përdorur PERT metodën :

  1. Identifikoni aktivitetet specifike
  2. Përcaktoni sekuencën e duhur te aktiviteteve
  3. Ndërtonin diagramin e rrjetit
  4. Vlerësoni kohen e nevojshme për përfundimin e projektit
  5. Përcaktoni rrugët kritike (CP-Critical Paths)
  6. Rifreskoni diagramin PERT gjatë progresit në vazhdim[2].

Referime

Redakto
  1. ^ "Project networks, PERT, and CPM". Arkivuar nga origjinali më 1 prill 2012. Marrë më 26 prill 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b "Kopje e arkivuar" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 12 nëntor 2011. Marrë më 26 prill 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  3. ^ "Project Management". Arkivuar nga origjinali më 6 qershor 2012. Marrë më 26 prill 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Kopje e arkivuar" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 23 maj 2012. Marrë më 26 prill 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  5. ^ "Kopje e arkivuar" (PDF). Arkivuar nga origjinali (PDF) më 14 janar 2012. Marrë më 26 prill 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)