Teknologjia arsimore

përdorimi i teknologjisë në arsim për përmirësimin e të mësuarit dhe mësimdhënies; nuk kufizohet vetëm në teknologjinë e lartë
(Përcjellë nga Teknologjia edukative)

Teknologjia arsimore apo edukative është përdorimi efektiv i mjeteve teknologjike për të mësuar.[1] Si një koncept, ajo ka të bëjë me një grup mjetesh, siç është media, makineritë dhe harduerë të rrjetit, si dhe duke konsideruar perspektivat teorike themelore për zbatimin efektiv të tyre.[2][3]

Teknologjia arsimore nuk është e kufizuar vetëm në teknologjinë e lartë.[4] Megjithatë, teknologjia arsimore elektronike, e quajtur edhe e-learning, është bërë një pjesë e rëndësishme e shoqërisë së sotme, që përfshin një koleksion të gjerë të qasjeve të digjitalizimit, komponentëve dhe metodave të ofrimit.[5]

Përkufizimi

Redakto

Richey e përkufizoi teknologjinë arsimore si "studimi dhe praktika etike e lehtësimit të të mësuarit dhe përmirësimin e performancës duke krijuar, duke përdorur dhe menaxhuar procese të duhura teknologjike dhe burime".[2] Shoqata për Komunikim dhe Teknologji Arsimore (en:Association for Educational Communications and Technology) teknologjinë mësimore e përcakton si "teoria dhe praktika e projektimit, zhvillimit, shfrytëzimit, menaxhimit, dhe vlerësimit të proceseve dhe burimit për të mësuar."[3][6][7] 

Si e tillë, teknologjia arsimore i referohet të gjitha shkencave arsimore të aplikuara dhe të besueshme të vlefshme, të tilla si pajisje, si dhe proceset dhe procedurat që rrjedhin nga një hulumtim shkencor, dhe në një kontekst të caktuar mund t'i referohet proceseve teorike, algoritmike apo deduktive: kjo nuk nënkupton domosdoshmërisht teknologji fizike.

Referime

Redakto
  1. ^ "Andreas Kaplan (2020) Universities, Be Aware: Start-Ups Strip Away Your Glory; About EdTech's potential take-over of the higher education sector" (në anglisht).
  2. ^ a b Richey, R.C. (2008). Gabim referencash: Invalid <ref> tag; name "Richey2008" defined multiple times with different content
  3. ^ a b D. Randy Garrison and Terry Anderson; Definitions and Terminology Committee (2003). Gabim referencash: Invalid <ref> tag; name "Garrison2003" defined multiple times with different content
  4. ^ add
  5. ^ Selwyn, N. (2011) Education and Technology: Key Issues and Rebates and you. Gabim referencash: Invalid <ref> tag; name "Selwyn2011" defined multiple times with different content
  6. ^ Al Januszewski A.; Molenda Michael. (2007) Educational Technology: A Definition with Commentary ISBN 978-0805858617 Gabim referencash: Invalid <ref> tag; name "Januszewski2007" defined multiple times with different content
  7. ^ Lowenthal, P. R.; Wilson, B. G. (2010). Gabim referencash: Invalid <ref> tag; name "Lowenthal2010" defined multiple times with different content

Lexime të mëtejshme

Redakto
  • Enciklopedia e Teknologjisë Arsimore[lidhje e vdekur], një koleksion artikujsh të shkurtër multimedial mbi një sërë temash që lidhen me fushën e dizajnit mësimore dhe trajnimit, i publikuar nga Departamenti i Teknologjisë Arsimore, Universiteti Shtetëror i San Diego-s