Telegrafia në Shqipëri
Telegrafia si një nga shërbimet më të hershme të postëtelekomunikacionit në Shqipëri ka filuar që në shek. XIX. Nëpërmjet telegrafisë kryheshin komunikimet e ndryshme, siç ishin ato në prag të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Ky shërbim ishte i shtrirë në disa qendra të banuara të vilajeteve shqiptare. Në prag të Shpalljes së Pavarësisë së vendit nëpërmjet këtij shërbimi Ismail Qemali komunikonte brenda vendit dhe me botën e jashtme. Nëpërmjet telegrafit u bë edhe njoftimi mbi shpalljen e pavarësisë. Aparati Mors i përdorur për këtë qëllim ndodhet sot në muzeun e Vlorës. Para Çlirimit shërbimi telegrafik ishte i zhvillar pak. Me Tiranën ishin lidhur me rrjet telegrafik vetëm me një përcjellës ajror qytetet më kryesore dhe kishte vetëm një stacion transmetimi të vogël. Pas Çlirimit, shërbimi telegrafik u fuqizua dhe u modernizua me aparatura e pajisje të kohës. I cili gradualisht u shtri në të gjithë rrethet dhe zvrat postëtelegrafonike të vendit. Shërbimi telegrafik u realizua automatikisht nëpërmjet centraleve automatike telegrafike dhe u shtri deri në qendrat e fshatrave të bashkuara.