Tempulli Dazhao (në gjuhën kineze: 大召寺) në qendër të qytetit Lhasa, Tibet u ndërtua, në vitin 674 të erës sonë, me qëllim pritjen e princeshës së dinastisë Dang, Vençën, për në Tibet nga mbreti i Tibetit Songzanganbu me rastin e martesës së tyre. Në këtë tempull ka pallat budist dhe ndërtesa të tjera. Pallati budist 4 katsh me çatinë me tjegulla të lyera me ar është madhështor dhe i ndritur, i ndërtuar me stilin e dinastisë Dang dhe njëkohësisht edhe me karakteristika të arteve arkitektorale të Nepalit dhe të Indisë. Në qendër të pallatit u vendos skulptura sa madhësia e Sakiamunit në moshën 12 vjeç, prej bronxi dhe e lyer me ar, e sjellë nga princesha Vençën nga kryeqyteti Çanan. Në koridoret e pallatit e tempullit u pikturuan pamjet madhështore të hyrjes së princeshës Vençën në Tibet dhe afresku i tipit tibetian imitilogjive, që është afro një mijë metra i gjatë me figura shumë të gjalla.

Në rrugën Baguo, afër tempullit Dazhao, janë hapur njëri pas tjetrit dyqane të vogla të tregtarëve vendorë, të Nepalit dhe të Indisë, ku shiten punime të ndryshme karakteristike artizanale. Fenomeni më tërheqës është që njerëzit besimtarë, radhiten gjatë rrugës, duke u përkulur me gjithë trupin e kokën për dhe dhe duke u avancuar përpara. Kjo është formma më e lartë e faljes lamaiste, që tregon besnikërinë e tyre të pakufishme ndaj budizmit. Këtu vijnë për t’u falur shumë njerëz nga krahina të tjera të largta, vijnë edhe qytetarë vendas. Çdo mëngjës herët rreth tempullit Dazhao ata përkuleshin afro gjysmë orë dhe pastaj kthehen në shtëpi për të ndërruar veshje e për të pastruar duart, pasi të hanë mëngjesin, ata shkojnë në punë. Njerëzit e krahinave të brendshme të vendit stërviten me ushtrime Taigji etj. edhe përkulja e trupit dhe e kokës është si një ushtrim fizik. Por, megjithatë, përkulja e kokës është ende një aktivitet fetar, por sikur ka përfshirë edhe përmbajtje të reja, është bërë një formë speciale e jetës së qytetarëve të Lhasës me ngjyrë të veçantë.

Referime

Redakto

[1]