Teorema e al-kashit
Teorema e Al-Kasshit
Teorema e kosinusit njihet edhe me emrin "Teorema e Al-Kashit" dhe me fjalë ajo mund të formulohet si vijon:
Te çdo trekëndësh katrori i çdo brinje është i barabartë me shumën e katrorëve të dy brinjëve tjera i zvogëluar për dyfishin e prodhimit të tyre me kosinusin e këndit përballë asaj brinje.
a^2=b^2+c^2-2bc cos \alpha
b^2=a^2+c^2-2ac cos \beta
c^2=a^2+b^2-2ab cos \gamma
Teorema e kosinusit është përgithësim i teoremës së Pitagorës e cila vlen nëse trekëndëshi ka një kënd të drejtë nëse supozojmë se p.sh. këndi γ është i drejtë 90°= π/2 radian atëherë cos(γ) = 0, prandaj
c^2 = a^2 + b^2 \,
Ky barazim paraqet teoremën e Pithgorës.